Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame: Qytetarët të kenë besim tek kjo reformë dhe tek E-Albania për të marrë shërbimet online - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame: Qytetarët të kenë besim tek kjo reformë dhe tek E-Albania për të marrë shërbimet online

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame tha se në 30 vjet çështja më stresuese për shqiptarët ka qenë prona dhe shërbimet e lidhura më të, por ai theksoi se lajmi i mirë është që: “Në 2021 u dhanë 1.51 milonë shërbime kadastrale, nga të cilat janë 242 mijë certifikata pronësie, të gjitha online, pra dyfishi i 2020”.

“Tashmë, të gjithëve u shërbehet në mënyrë të njëjtë, në mënyrë të barabartë dhe në kohë. Eksperimenti i shërbimeve online dhe i dhënies së shërbimeve përmes E-Albania-s, na tregoi të gjithëve që funksionoi”, shtoi Lame.

Zyrat e kadastrës së Tiranës, Durrësit, Krujës dhe të Kavajës, janë në një vend jashtë qyteteve që qytetarët nuk kanë më nevojë ta dinë se ku janë. Tashmë, nuk ka më sportele, nuk ka më sportelistë, por të gjithë janë pas një kompjuteri që presin për ta ndjekur aplikimin dhe për t’i dhënë përgjigje.

Në mbyllje Lame tha se: “Qytetarët të kenë besim tek sistemi, të kenë besim tek institucioni dhe tek kjo reformë, të ndjekin të gjitha procedurat në E-Albania për të marrë shërbimin tërësisht online.”

Previous Pranvera Fagu, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Biznesit: Pajisuni me nënshkrim elektronik për të përfituar nga shërbimet online

Leave Your Comment