Drejtori i Përgjithshëm - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Drejtori i Përgjithshëm

Biografia e Znj. Manjola Hasa

 

Në qershor 2025 znj. Majola Hasa u emërua nga Kryeministri i Shqipërisë, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim.

Më herët, znj. Hasa ka mbajtur detyrën e Drejtores së Drejtorisë së Informimit të Mediave, në këtë Agjenci.

Znj. Manjola Hasa është diplomuar në degën e gazetarisë si dhe mban diplomën Master “Marrëdhënie me Publikun”.

Ajo ka kryer trajnime brenda dhe jashtë vendit në fushën e gazetarisë, komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun, si dhe është hartuese e strategjive të komunikimit për institucione publike dhe organizata joqeveritare.

Manjola Hasa ka një eksperiencë të gjatë si gazetare në median vizive në rolin e reporterit dhe analizave në çështjet sociale.

Gjatë eksperiencës së saj në media, Znj. Hasa është vlerësuar me disa çmime profesionale për raportime objektive.

Gjithashtu Znj. Hasa ka kontribuar në fushën akademike, si lektore në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Durrësit në lëndën “Shkrim Akademik” dhe vijon të jetë e angazhuar në mjaft nisma akademike dhe bashkëpunime të tjera në trajnimet dhe mentorimet për gazetarët e rinj.