Dukat, fabrikë moderne e përpunimit të peshkut falë mbështetjes nga programi IPARD - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Dukat, fabrikë moderne e përpunimit të peshkut falë mbështetjes nga programi IPARD

Falë mbështetjes së Ministrisë së Bujqësisë e Zhvillimit Rural pika grumbullimi dhe fabrika përpunimi po ngrihen në gjithë vendin. Një ndër to është edhe ajo e përpunimit të peshkut në Dukat të Vlorës, e cila falë mbështetjes nga programi IPARD ka arritur të rrisë kapacitetin e saj dhe sot eksporton rreth 500 ton peshk, në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë ushqimore për tregtimin.

Kryeministri Rama i shoqëruara nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, ishin në këtë pikë grumbullimi për të parë nga afër investimin e realizuar si dhe për të prezantuar mundësitë e reja që kanë subjektet në këtë sektor.

Për Vlorën, një nga investimet e ardhshme është edhe porti i ri i peshkimit. “Do bëjmë një port peshkimi ultra modern. Procedura pothuajse i kemi bërë të gjitha dhe do fillojmë të bëjmë një gjë spektakolare. Në Triport do bëhet investim i madh. Edhe tragetet do t’i spostojmë që të ketë një vend të veçantë. Aty do jeni ju që do e menaxhoni portin e peshkimit. Shteti aty do jetë thjesht mbështetës”, – u shpreh Kryeministri Rama.

Një risi e programit IPARD është edhe mbështetja për akuakulturë. “Ne kemi shtyrë dhe afatin e aplikimeve për investimet që do bëhen në flotë, ku përfshihen dhe riparimi i motorëve, kështu që jeni të inkurajuar që të aplikoni të merrni mbështetje për ato investime që ju duhen për ta riparuar flotën. Ndërkohë në programin IPARD III kemi futur dhe akuakulturën, që nuk ka qenë më përpara kështu që keni mundësi të aplikoni”, – sqaroi ministrja Krifca.

Sektori i peshkimit në vend është një sektor i cili po njeh rritje të vazhdueshme falë investimeve dhe vëmendjes së veçantë të qeverisë nëpërmjet programit IPARD dhe AZHBR-së.

Previous Tragjas, një tjetër pikë moderne grumbullimi dhe përpunimi i produkteve bujqësore

Leave Your Comment