Ecole 42, shkolla prestigjioze franceze të kodimit, tashmë edhe në Shqipëri - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ecole 42, shkolla prestigjioze franceze të kodimit, tashmë edhe në Shqipëri

 

Në kuadër të eventeve në ditën e Samitit të 6-të të Komunitetit Politik Europian u nënshkrua deklarata e bashkëpunimit për Planin e Veprimit për Inovacionin Francë-Shqipëri, e cila ndër të tjera i jep dritën jeshile “Ecole 42”, shkollës prestigjioze franceze të kodimit, e pranishme në 31 shtete, e tashmë edhe në Shqipëri, si një strukturë e dedikuar drejt botës së teknologjisë.

Deklarata u nënshkrua në praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, të cilët vizituan mjediset e Piramidës ku është hapur një strukturë e re dedikuar Ecole 42, që do të përgatisë të rinjtë e Tiranës, por jo vetëm në fushën digjitale.

Ecole 42, një shkollë tërësisht ndryshe nga shkollat tradicionale është një strukturë shumë e njohur tanimë në botën e teknologjisë, ku u ofrohet mundësia të gjithëve, pavarësisht moshës, pavarësisht backgroundit akademik, arsimit që kanë kryer, që të konkurrojnë për të hyrë në këtë shkollë, me një program shumë më specifik dhe inovativ. Kjo eksperiencë në vendet e zbatuara ka rezultuar shumë e suksesshme, pasi i ka dhënë mundësi shumë njerëzve te mbetur në kushte vulnerabiliteti për shkak të papunësisë, ose për shkak të humbjes së vendit të punës dhe mosgjetjes më vend në një profesion të caktuar, që të ndryshojnë tërësisht profil edhe të adaptohen me botën e re të teknologjisë.

Kryeministri Rama dhe Presidenti francez Macron biseduan me të rinjtë që gjendeshin në mjediset e reja të dedikuara, të cilët sollën eksperiencat e tyre personale të adoptimit me sukses në fushën digjitale.

Previous Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Francës Emmanuel Macron në Forumin Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative)