Elbasan, Automotoparku i parë shqiptar, një hapësirë unike në Ballkan, platforme krejt e re mundësish ekonomike dhe punësimi - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Elbasan, Automotoparku i parë shqiptar, një hapësirë unike në Ballkan, platforme krejt e re mundësish ekonomike dhe punësimi

Projekti për cirkuitin e parë motosportiv shqiptar, po jetësohet në terren, përbri lumit Shkumbin, në zonën e Krastës së Elbasanit, sipas standardeve të FIA dhe FIM, duke çelur një epokë të re për Elbasanin dhe jo vetëm dhe  duke e kthyer Shqipërinë në epiqendrën e rajonit për organizimin e eventeve motorsportive.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në kantier ku ndoqi nga afër punimet për ndërtimin e platformës së re ultramoderne dhe u njoh me detaje të masterplanit që po zbatohet.

“Në total ndërtohen rreth 4 km mbrojtje lumore dhe 2.8 km rrugë të reja për aksesin e auto-motoparkut. Do të krijohet një hapësirë prej 50 hektarësh për ndërtimin e auto-motoparkut. Besojmë se brenda verës përfundojnë punimet. Aktualisht jemi këtu. kjo është pjesa e mbrojtjes lumore e cila është ndërtuar. Këtu është sipërfaqja e krijuar për ndërtimin e Automotoparkut. Këtu është fusha e vjetër e mbetjeve të Elbasanit. Ky është projekti i ri. Momenalisht jemi te rruga lidhëse. Këtu do bëhet ura  e Byshekut që është ura e Byshekut  që kalon nga krahu tjetër që na lidh me bypassin e Elbasanit që është një premtim nga ministria e Infrastrukturës. Këtu është fusha e vjetër e mbetjeve dhe hyrja që do të bëhet në qytet.” – detajoi drejtuesi i punimeve.

Investimi për Automotoparkun përfshin edhe kompleksin e ri të DRSHTRR Elbasan me Qendrën e re të Kontrollit Teknik (kolaudimi), dedikuar shërbimeve të transportit rrugor.

Lidhur me këtë aspekt të infrastrukturës,  Drejtori i Përgjithshëm i DRSHTRR Blendi Gonxhe shpjegoi: “Në fund, te pjesa e landfillit duam të shtojmë vetëm disa zona mbështetëse, parkime, zona aksesi, zona që do na ndihmonin në menaxhimin e eventeve shumë të mëdha. Do kalojmë drejtorinë Rajonale dhe qendrën e re të shërbimit të kontrollit teknik në hyrje, përballë auto-motoparkut. Do lirojmë sa më shumë hapësirë për eventet në auto-motopark. Po rritet shumë interesi, me një shpejtësi të paparë gati edhe më shpejt sesa po ecim ne, po rritet interesi i promotorëve të ndryshëm që e shohin Shqipërinë si një mundësi shumë të madhe sepse është nga Çekia thuajse deri në Turqi nuk ka asnjë të tillë, pra do jemi unik në rajon në këtë aspekt.

Gati 5 km shëtitore të re në qytet që fillon te shkolla pedagogjike dhe përfundon te lumi shkumbin me një pamje fantastike. Nga krahu tjetër është planifikuar bajpasi i Elbasanit, i cili do ketë një akses shumë të mirë në gjithë zonën dhe na jep një potencial të fortë në gjithë fushën e Elbasanit.” – teksa shtoi se do të ketë shumë punësim dhe vizitorë.

“Për shembull llogaritet 50 mijë kapaciteti minimal, 50 mijë tifozë që do jenë herë pas here për gara të ndryshme të mëdha. Vetëm nëse promovojmë garën e Formula 1, për shembull kthimi është gati 100 milion euro, socio-ekonomik, turistik, për qarkun dhe për vendin. Njerëzit do vijnë me kampera, me familje, është vendi më i afërt për Europën dhe ne mendojmë të jetë më ekonomiku për paketën që do ofrohet që do na sjelli 100 milion euro kthim  një investim që ne mund të promovojmë, një garë që mund të kushtojë disa dhjetra milion euro, po do jetë gjithmonë 1 me 3, 1 me 4 për garat e mëdha.” – u shpreh Gonxhe.

Nga ana e tij, kryeministri Rama e vlerësoi investimin që po merr jetë në terren si një mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik, jo vetëm të Elbasanit, por të mbarë vendit.

“Është gjithë ai investim për sigurinë rrugore se krijohet gjithë sistemi i edukimit rrugor për moshat edhe kompania që ka fituar konkursin është e famshme për këtë punë sepse ka bërë gjithë sistemin e sigurisë rrugore të Austrisë edhe ka një famë të madhe ndërkombëtare. Nëse ne do ta arrijmë dhe unë besoj se ne do ta arrijmë brenda 2030-tës që ta sjellim Formula Uno në Shqipëri, atëherë ne do të çojmë në një nivel tjetër komplet gjithë vendin, por për Elbasanin kjo është levë Arkimedi, në kuptimin e rritjes së një platforme tjetër ekonomike, sociale.

Kujt ia priste mendja që do bëhej finale europiane në Shqipëri? Dhe të mendosh që këtu ishte një tjetër vatër kanceroze plehrash që jo të vinin këtu për të kënduar, për të mësuar sportin e sigurisë rrugore e për të ushtruar gara e të gjitha moshave, gjitha kategorive, lokale ndërkombëtare motorristike, automotorristike, të gjitha, por përkundrazi kishe ferrin në oborr në atë mal plehrash. Kjo do të jetë një industri e re edhe një ekonomi e re që do ta ngrejë peshë zonën dhe Shqipërinë në një sens sepse impaktet ekonomike të këtyre lloj eventeve janë gjigande, por nga pikëpamja e industrisë së turizmit, e zhvillimit të turizmit, të shohësh Formula Uno në televizor që ka 1 miliard shikues në garë dhe me dronet që vijnë vërdallë dhe thonë Elbasan, Albania, nuk ka çmim.” – u shpreh Kryeministri Rama.

Previous Hapet Shërbimi i Kardiologjisë në Spitalin Qendror, Manastirliu: Pajisjet e reja rrisin cilësinë e shërbimit për qytetarët, nga diagnoza tek trajtimet invazive