Është i pavërtetë lajmi se 9 të rinj nuk po gjenden pas pjesëmarrjes në protestë

Në lidhje me informacione dhe imazhe të shpërndara në rrjetet sociale ku pretendohet se nëntë të rinj tetëmbëdhjetë vjeç, studentë të vitit të parë Stomatologji në Albaninan University, nuk po gjenden pasi kanë marrë pjesë në protestën tek Ministria e Arsimit, Agjencia për Media dhe Informim sqaron median dhe qytetarët se ky lajm është krejtësisht i pavërtetë.

Studentët e shfaqur në foto kanë konfirmuar personalisht pranë Universitetit të tyre se janë shëndoshë e mirë dhe kanë shprehur shqetësimin për publikimin dhe përhapjen e këtyre fotografive, të cilat kanë shkaktuar alarm dhe shqetësim të panevojshëm te familjarët e tyre.