Projektit WORD “Gratë në zhvillimin Rural”, është një projekti i financuar nga Ambasada Amerikane ku fokusi kryesor është zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në zonat rurale nëpërmjet krijimit të modeleve të bujtinave për mikëpritjen e turistëve. Ky projekt do të implementohet fillimisht si një projekti pilot në 6 njësi administrative të Tiranës për të vazhduar me fazën e dytë në qytetet shqipfolëse të rajonit. Ka një potencial të madh zhvillimi dhe përfshirjeje të grave dhe vajzave të zonave rurale në sipërmarrje të aktiviteteve ekonomike në fushën e agriturizmit. Nga vlerësimet e potencialit fshatrat në të cilët zbatohet ky projekt janë Farkë, Petrele, Dajt, Berzhit, Shëngjergj dhe Pezë.
Projekti WORD (“Woman on Rural Development” – “Gratë në Zhvillimin Rural”) synon të kontribuojë në fuqizimin e grave dhe vajzave nëpërmjet njohurive të ofruara në zinxhirin e agriturizmit me qëllim përmirësimin e situatës së tyre ekonomike nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve.
Projekti u mundëson grave dhe vajzave të rrisin njohuritë e të kenë pjesëmarrje në tregun vendor për të përmirësuar pozitën e tyre ekonomike dhe për t’i fuqizuar nga ana shoqërore.
Kohëzgjatja e projektit është 8 muaj.
Qëllimi i Projektit: Fuqizimi ekonomik dhe shoqëror i grave dhe vajzave të zonave rurale nëpërmjet sipërmarrjes në sektorin e agriturizmit.
Objektivat e Projektit:
Zhvillimi i kapaciteteve me synim:
1. Përfshirjen në tregun vendor të grave dhe vajzave që jetojnë në zonat rurale si sipërmarrëse
2. Zhvillimin e ekonomisë vendore rurale
3. Zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në zonat rurale
4. Promovimin e mëtejshëm të mundësive që ofron sektori i agriturizmit
5. Fuqizimin e rolit të gruas në ekonominë rurale
Arritja e objektivave është mundësuar nëpërmjet:
1. Zbatimit të disa programeve të trajnimit
2. Inkurajimit të ndarjes dhe shkëmbimit të përvojës
3. Vizitave në terren dhe sesioneve të mentorimit
4. Ndërtimit dhe zbatimit të planeve të biznesit dhe të planeve të zhvillimit individual
5. Materialeve promovuese
Gjatë gjithë kohës së zbatimit të projektit ka qenë përparësi përdorimi i plotformave të ndryshme në rrjetet sociale, promovimi në televizionet kombetare, i artikujve prezantues e promovues në median e shkruar, i paketave udhëzuese në fushën e turizmit të përshtatur për turizmin në zonat rurale. Inkurajimi i grave dhe vajzave drejt sipërmarrjes ne turizëm mbetet synim kryesor per arritjen e pavarësisë ekonomike të tyre, ushtrimin e pozicioneve drejtuese në biznes dhe integrimin e plotë në shoqëri.
Bashkëpunimi i ngushtë me aktorët kryesorë është i pazëvëndësueshëm. Për pasojë, bashkëpunëtorët kryesorë në zbatimin e projektit mbeten Bashkia Tiranë dhe AZHBR.