Festat e fundvitit, Rama-Manastirliu vlerësojnë bluzat e bardha - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Festat e fundvitit, Rama-Manastirliu vlerësojnë bluzat e bardha

Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastirliu kanë shprehur mirënjohjen e veçantë për mjekët gjatë një mbrëmje gala të organizuar në vigjilje të festave të fundvitit.
“Zemra na e donte të ishim mbledhur të gjithë bashkë në këtë mbrëmje: mjekët, infermierët, farmacistët, fizioterapistët, stomatologët, laborantët, të 19 mijë personelin që punojnë përditë në sistemin tonë shëndetësor. Duke qenë kjo e pamundur, nëpërmjet jush dua t’ju falenderoj për punën që bëni në shërbim të njerëzve, në mbrojtje të shëndetit, me mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush” – tha Manastirliu. Duke folur për punësimet e reja në sistemin shëndetësor, Manastirliu tha:
“Shoh shumë mjeke dhe mjekë të rinj këtu sonte. Dhe jam e lumtur që mbyllim një tjetër vit, me më shumë profesionistë të rinj të shëndetit mes nesh. Mbi 335 mjekë dhe 950 infermierë u janë bashkuar ekipeve tona mjekësore gjatë këtij viti”.
Duke folur për modernizimin e mëtejshëm dhe rritjen e aksesit dhe cilësisë së shërbimit shëndetësor, Ministrja Manastirliu u shpreh:
“Bashkë me fillimin e zbatimit të autonomisë spitalore, incentivat financiare për stafet mjekësore, shtimin e investimeve në teknologji dhe inovacion, një tjetër kapitull do të hapet për mjekësinë në vend. Dhe ju mjekë të rinj apo me përvojë, do të jeni një pjesë e thelbesore e këtij transformimi”.
Një ceremoni e veçantë u organizua në nder të mjekëve dhe infermierëve të shëbimit shëndetësor me rastin e festave të fundvitit, ku u shpërndanë çertifikatat e mirenjohjes për disa ekipe mjekësore si: Shërbimi i kirurgjisë në Spitalin e Shkodrës, Shërbimi i Reanimacionit në Spitalin e Vlorës, Shërbimet e Kardiologjisë në QSUT, Shërbimi i Urgjencës Kombëtare dhe Urgjenca e Traumës, Spitali Memorial dhe Shërbimi Infektiv dhe Spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërsa me Yllin e Mirënjohjes u nderua prof. Besim Elezi.
Previous Mirënjohje për mjekët dhe infermirët që përmbyllën me sukses një vit tjetër në shërbim të njerëzve