Nxënësit e Shkollës së Baletit dhe Liceut Artistik “Jordan Misja” po marrin pjesë në disa shfaqje në Festivalin Ndërkombëtar të të Rinjve në Parma të Italisë.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale vlerësoi performacën e nxënësve, të cilët me shfaqjet e tyre transmetojnë vlerat dhe kulturën shqiptare në Itali.
“Me nxënësit tanë artistë të talentuar nga Shkolla e Baletit dhe Liceu Artistik “Jordan Misja” të cilët po shkëlqejnë në skenat italiane, ku me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit po marrin pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të të Rinjve në Parma.”
Postimi i plotë i Ministres Kushi:
Mirëmëngjes,
Me nxënësit tanë artistë të talentuar nga Shkolla e Baletit dhe Liceu Artistik “Jordan Misja” të cilët po shkëlqejnë në skenat italiane, ku me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit po marrin pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të të Rinjve në Parma.
#KrenarePërNxënësitTanë