Parku Fotovoltaik “Blue 1”, në Fier, me kapacitet 50 MW ështëvënë në funksion të plotë që prej muajit maj të vitit të kaluar, nëpërmbushje të politikave të ndërmarra nga qeveria për diversifikimin e burimeve të rinovueshme.
Ky rajon përfiton nga niveli i lartë i rrezatimit diellor, duke e bërë atë një vend ideal për prodhimin e energjisë diellore.
“ Blue 1” është impianti më i madh fotovoltaik privat në rajon që shtrihet në një sipërfaqe prej 78 hektarësh dhe është i pajisur me teknologji diellore të avancuar: Panele Bifacial dual-glass monocrystalline (665W) dhe ”Trackers” me një bosht, të cilët lejojnë që paneli të ndjekë diellin ndërsa lëviz nga lindja në perëndim.
Që nga fillimi i funksionimit të tij në maj 2024, deri më sot, impianti ka injektuar me sukses në rrjet 77 mijë MWh. Energjia e prodhuar tregtohet në treg të lirë nga vetë prodhuesi.
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Fier, u ndal në këtëpark për t’u njohur me ecurinë e impiantit, së bashku me Zv/Kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe EnergjisëBelinda Balluku.
“Këtu jemi në parkun “Blue 1”, një projekt i financuar ngainvestitori privat prej 50 megavat MWh, i vendosur në njësipërfaqe 78 hektarë dhe në funksion të plotë, duke nisur ngamaji i vitit 2024. Nga 2024 dhe deri më sot ka prodhuar 77 mijëmegavat MWh. Është një nga projektet më të mëdha edhe nërajon, përsa i përket projekteve të prodhimit energjitik diellor tëvetëfinancuar dhe për të thënë të drejtën është kthyer në një ngaprojektet shembull për të gjithë sektorin energjitik shqiptar, duke qenë se pas këtij projekti ne kemi pasur shumë aplikime të tjeradhe një pjesë e tyre janë miratuar, një pjesë e mirë kanë nisurnga puna.
Ndërkohë, Kryeministër diçka shumë të rëndësishme që do tëdonim të rikujtonim, është gjithë pjesa e shtimit të kapacitetevenë energjinë e rinovueshme në Republikën e Shqipërisë, bazuarnë eficensën e energjisë, kështu që i kujtojmë të gjithëqytetarëve që kemi nisur fazën e dytë për aplikimet e panelevediellore. Kemi 2000 njësi të disponueshme dhe ashtu siç patëmsukses në thirrjen e parë, shpresojmë shumë që këto 2000 njësitë ezaurohen sa më parë dhe të përdoren nga qytetarët përngrohjen e ujit, duke ulur kështu 20-30% të faturave.” – shpjegoizv/Kryeministrja e Ministrja e Infrastrukturës dhe EnergjisëBelinda Balluku.
”Blue 1” ka krijuar partneritete kyçe dhe ka nënshkruar marrëveshje me aktorë të rëndësishëm në tregun rajonal dhe ndërkombëtar të energjisë, të cilët zgjerojnë aksesin në treg.