Fjala e Ministres Balluku gjatë takimit me furnizuesit e naftës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Fjala e Ministres Balluku gjatë takimit me furnizuesit e naftës

Përshëndetje të gjithëve!

Faleminderit që jeni sot këtu çështja që duhet të diskutojmë sot i përket rezervave të sigurisë të cilat bazohen në VKM-në 808 të vitit 2004 për të cilën ju jeni shumë mirë në dijeni. Por, duke qenë se kjo VKM shpjegon edhe momentin kur gjykohet që kemi një krizë detyrimisht sot ndodhemi përpara kësaj krize. Pasi VKM-ja sanksionon qartë që nuk bëhet fjalë vetëm për momentet kur ka mungesë të produkti, por edhe për momentet kur çmimet rriten përtej normales, përtej asaj që tregu është mësuar të operojë.
Për këtë arsye është e nevojshme sot që të shikojmë në sy njëri-tjetrin dhe të flasim qartë për çfarë kërkon qeveria në këto momente nga ju. Kërkojmë të përmbushet detyrimi i rezervave faktike që ju duhet të keni. Rezervat faktike dalin përmes një llogaritje që bëhet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përmes konsumit të shitjes që ju keni bërë në vitin pararendës.

Kështu që ministria i ka të gjitha të dhënat, të cilat ne na dorëzohen nga Doganat deh na Tatimet dhe nga Ministria e Financave dhe janë të qarta dhe transparente të gjithë sasitë e rezervës së sigurisë që secili prej jush duhet të mbaj. Pra për mbulimin e nevojave të konsumit kombëtar në periudha krize dhe situatash të jashtëzakonshme brenda territorit të vendit. Rafineritë e naftës dhe shoqëritë e tregtimit janë të detyruara të mbajnë rezerva sigurie. Këshilli i Ministrave përcakton kategoritë e naftës dhe të nënprodukteve ët saj të cilat duhet të mbahen në rezervat e sigurisë brenda vendit. Kategoritë e naftës de të gazit të nënprodukteve të tyre, për të cilat do të mbahen këto rezerva sigurie sipas VKM-së janë nafta brutë, gazi i lëngshëm i naftës, benzinë automjetesh, benzinë mjetesh të fluturimit ajror, gazoil, lëndë djegëse për mjetet e fluturimit ajror reaktiv dhe solar.

Rafineritë e naftës dhe shoqëritë e tregtimit me shumicë të naftës dhe të gazit natyror dhe nënprodukteve ët tyre janë të detyruara të mbajnë rezerva sigurie të barabarta me 90 ditë mesatareje shitje, sasi që llogaritet duke u mbështetur në të dhënat dhe rezultatet faktike të veprimtarisë tuaj të vitit të mëparshëm.

Sasi e rezervës së sigurisë për vitin pasardhës përcaktohet me urdhër të Ministrit përgjegjës për hidrokarburet në fund të tre mujorit të tretë të vitit. Kështu që Bordi, që kryeministri përmendi, që do të ngrihet për të menaxhuar në bazë ditore të gjithë ecurinë e tregut të naftës do të ketë edhe një detyrë tjetër, përmes të gjithë instrumenteve të kontrollit që ne administrojmë sot, unë ju bëj me dije që do të nisim menjëherë një kontroll në terren për të parë gjendjen faktike të depozitave të naftës ku duhet të gjendet sasia e rezervës së sigurisë të kërkuar në bazë të VKM-së 808. Kjo do të nisë menjëherë, duke filluar që nesër në terren. Në rast më të mirë, edhe për transparencë do të ishte e udhës që nga ana juaj të deklarohej edhe zyrtarisht me shkrim pranë Ministrisë të linjës gatishmëria dhe sasia e rezervës që ju mbani për të koordinuar kështu me sasinë që ne kemi përllogaritur sipas instrumentit që ju sqarova edhe më parë dhe që duhet të jetë e barazvlefshme me çfarë VKM-ja sanksionon. Pra, bazuar në konsumin e naftës që ju keni shitur në vitin paraardhës.
Detyrimet dhe sanksionet unë po i përmend publikisht, jam e sigurt që të gjithë jeni të informuar për këto, por është një ri kujtesë duke qenë se deri më sot nuk na është dashur që ti drejtohemi rezervës shtetërore të sigurisë për naftën. Rafineritë e naftës, rezervën e sigurisë, deri në 50% të sasisë së saj mund ta mbajnë dhe në formën e naftës bruto në rezervuarët e tyre apo në rezervuarët e prodhimit të naftës me të cilat ato kanë kontrata furnizimi dhe këtu cilësoj flitet për rezerva të cilat duhen mbajtur brenda vendit në këto momente. Shoqëria e tregtimit me shumicë rezervën e sigurisë e mban në rezervuarët pronë të saj apo të marra në përdorim në bazë të një kontrate që na tregon ne dhe verifikojmë që këto depozita pavarësisht se nuk janë në pronësinë tuaj janë në përdorimin tuaj, të marra me qera për një afat të caktuar.

Sasia e rezervës së sigurisë mbahet si më poshtë:
Jo më pak se 30% në depozitat e certifikuara teknikisht të vetë subjektit;
Jo më pak se 40% në depozitat e certifikuara teknikisht të subjekteve me të cilat ka lidhur marrëveshje kontraktore;
Jo më pak se 30% si sasi të kontraktuara, por të pavlerësuara dhe vërtetuara me kontratat e nënshkruara dhe faturat përkatëse.
Në bazë të ligjit për mosrespektim të sasisë së rezervës së sigurisë dhe afateve të plotësimit të tyre masa e gjobës është deri në 50% të vlerës së sasisë të produktit që mungon nga kuota e përcaktuar për rezervën e sigurisë.

Ashtu siç ju thashë ne do të nisim menjëherë verifikimet në terren duke nisur nga nesër, sapo të ngrihet bordi dhe sapo të ngrihet task forca që do të sekondojë bordin përsa i përket rezervave të sigurisë. Në ndërkohë sot unë do të jem në dispozicionin tuaj për të qenë në kontakt për gjithçka që ju do deklaroni për rezervat e sigurisë. Gjithashtu diçka që duhet të konsiderojmë, por do jetë detyrë e bordit, është edhe eksporti që shumë nga kompanitë kryejnë. Pra ju përveçse jeni importues, ju tregtoni edhe në eksport. Kjo është diçka që bordi do të vendosë sigurisht përsa i përket situatës së volumeve, pra është diçka që nuk lidhet me çmimin, por lidhet me volumet që duhet të jenë të pranishme në vend. Pra duke sanksionuar rezervën e sigurisë që ju jeni detyruar të mbani, do të jeni të detyruar edhe që të rishikoni kontratat e eksporteve që keni nga malli që ju importoni dhe rishisni. Kjo është diçka shumë e rëndësishme, ju fola për sanksionet, por sanksionet në këtë rast duke qenë se jemi në gjendje lufte, ashtu siç tha edhe kryeministri, nuk do të jenë vetëm financiare, por do të jetë detyrim shërbimi, ashtu siç kemi bërë edhe me energjinë. Pra KESH-i sot ka detyrim shërbimi për të mbuluar sasitë energjetike që i duhen tregut. Ky detyrim shërbimi e bën Korporatën Elektro-energjetike që ti gjejë këto sasi edhe kur kemi problematika me çmimin apo me volumin, apo duke përdorur edhe kaskadën në kushtet e sotme të thatësirës që po përballemi për vitin e tretë radhazi përtej niveleve teknike, sigurisht bazuar në vendimet e komitetit dhe të bordit të digave. Gjithçka është marrë në mënyrë transparente dhe kolegjiale.

Do të desha vetëm duke u ndalur një moment tek energjia, të thoja diçka që është shumë e rëndësishme. Sot produkti energjetik elektrik që ne përdorim dhe e përdorim me shumicë në Republikën e Shqipërisë, mesatarisht konsumi arrin në 15 mijë megavat orë, ndërkohë për shkak të temperaturave të ulta ditët e fundit kemi pasur përdorim mbi 20 mijë megavat orë deri në 21 mijë apo 22 mijë megavat/orë. Këto megavat orë sigurisht përkthehen në kilovat orët që përdor çdo familjar apo bizneset e vogla apo bizneset e mesme që Shqipëria tashmë i ka, është i vetmi vend në Ballkan, duke ju referuar edhe vendeve europiane, i ka në një paketë subvencioni nga qeveria shqiptare. Kosto e kilovat orit sot në Republikën e Shqipërisë, sipas çmimeve të bursës, kushton 61 lekë dhe nga familjari ky kilovat orë paguhet vetëm 9.5 lekë. E gjithë diferenca e prodhuar mbulohet nga Buxheti i Shtetit. E njëjta gjë ndodh edhe me bizneset e vogla, pra me ata që ne i quajmë abonentët e 04-shit apo edhe me bizneset e lidhura në tensionin e mesëm të cilat kanë një çmim preferencial dhe u vendos që të mos kalonin në tregun e lirë. Sasia e buxhetit të shtetit që sot po përdoret për të mbuluar kostot e kilovat orit është me të vërtetë e paparashikueshme dhe ajo çka ndodh sot ne përballemi me një situatë e cila nuk ka një parashikim për ditët në vazhdim.

Siç e tha kryeministri nga të gjitha informacionet që marrim nga Sekretariati i Energjisë apo dhe nga institucionet e tjera europiane dhe ndërkombëtare në rast se situata në Ukrainë do të vazhdojë të jetë e tillë, sigurisht tregu i gazit dhe i naftës është i ekspozuar ndaj çmimeve të larta dhe si rrjedhojë dhe prodhimi i energjisë elektrike, kështu që pritet që të ketë edhe rritje të këtij çmimi për megavat orë.

Faleminderit!

Previous Takimi i parë mes Shqipërisë dhe Kosovës për marrëveshjen e re në fushën e rinisë.

Leave Your Comment