Fjala e Ministres Balluku pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Fjala e Ministres Balluku pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave

Përshëndetje të gjithëve.

Sapo ka përfunduar mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave, ku janë marrë një sërë vendimesh të rëndësishme. Unë do ti referohem vendimeve të cilat prekin fushën energjetike dhe që për të thënë të drejtën Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka prej kohësh që punon, si për miratimin e platformës së monitorimit dhe verifikimit që është një platformë elektronike e cila do të monitorohet dhe do të jetë në funksion të Agjencisë së Efiçencës së Energjisë për të ndjekur konsumin vjetor të energjisë elektrike në të gjithë sektorët, për të ndjek parametrat e efiçencës së energjisë elektrike dhe për të arritur më pas në rezultatin e masave që duhet të marrim.

Pra, tashmë Agjencia e Efiçencës Energjetike pas një periudhe më shumë se dy vitesh të funksionimit të saj e përballur edhe me krizën energjetike të vitit të kaluar, ku mbajti peshën kryesore për sensibilizimin e qytetarëve shqiptarë, përsa i përket konsumit dhe uljes së konsumit të energjisë, tashmë do të ketë një instrument elektronik, me të cilin do të arrijë që më pas do të ndërtojë planet dhe strategjitë për efiçencën energjetike në Shqipëri.

Gjithashtu një vendim i rëndësishëm që prek fushën energjetike është ai i ndryshimit të VKM-së 822 e njohur ndryshe si VKM-ja e cila rregullon procedurat e ndërtimit të kapaciteteve të reja të energjisë së rinovueshme dhe energjisë elektrike që nuk janë objekt koncesioni të ndryshuar. Kjo VKM sigurisht është një VKM e cila ka pasur disa herë ndryshime, pasi sot fusha energjetike, ajo e prodhimit të energjisë elektrike është një fushë e konsoliduar dhe koha e kolaudimit të kësaj fushe po kalon, duke bërë kështu edhe rregullimet e fundit të cilat do ta bëjnë sektorin akoma më të fuqishëm përsa i përket kuadrit ligjor dhe do të na japë mundësinë ne, pra të gjithë si agjencive, si ndërmarrjeve ashtu dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të qenë më të shpejtë përsa i përket certifikimit dhe aprovimit të lejeve që kërkohen nga subjektet private, përsa i përket ndërtimit të kapaciteteve të reja të energjisë elektrike të rinovueshme.

Konkretisht shtohet një dispozitë, e cila përcakton se dokumentacioni i pasurisë ku do të ndërtohet impianti duhet të paraqitet që në fazën fillestare të aplikimit. Deri më sot aplikimi paraprak nuk kërkonte që të kishim dëshmi të pasurisë që do të përdoret për ndërtimin e këtij impianti, qoftë kjo me qera apo pronësi, pra tokë e blerë apo tokë e marrë me qera. Ndërkohë që duke nisur nga zbardhja e ndryshimit në VKM-në 822 të gjitha aplikimet që do të vijnë për të ndërtuar parqe qofshin këto fotovoltaike apo eolike në të ardhmen duhet patjetër që të dorëzohet edhe pronësia apo qeramarrja e tokës. Pra, aplikimi paraprak do të ketë një element i cili e vendos në kushte të sigurta për avancimin.

Ajo që na ka sjellë në këtë vendimmarrje është pasi shpeshherë na ka ndodhur që aplikimet paraprake janë përdorur thjesht për tu mbajtur nga investitorët privatë dhe për tu tregtuar pa pasur një plan të vërtetë për ndërtimin. Kjo është diçka që duhet marrë fund dhe siç ju thashë tashmë energjia elektrike, prodhimi, burimet e reja të rinovueshme të energjisë elektrike janë totalisht një fushë e konsoliduar ku nuk mund të bëhen më eksperimente.

Previous Indeksohen çmimet, Manastirliu: Më shumë përfitues nga lista e barnave të rimbursueshme