Fjala e Ministres Koçiu – Aktiviteti i Luftës kundër Dhunës, me Ministrin Balla dhe znj. Etilda Gjonaj - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Fjala e Ministres Koçiu – Aktiviteti i Luftës kundër Dhunës, me Ministrin Balla dhe znj. Etilda Gjonaj

Përshëndetje të gjithëve, faleminderit Etilda.

Në fakt, më lejoni edhe mua që t’i bashkohem falënderimeve për organizimin e kësaj tryeze dhe për faktin që sot kemi pjesëmarrës nga institucione shumë të rëndësishme, të cila me punën e tyre të përditshme kanë një rol të rëndësishëm për të definuar dhe ndjekur në vijim në të përditshme fenomenin për të cilin flasim sot, pikërisht, dhunën me bazë digjitale.

Dhe përpara se të vijojmë, më lejoni edhe të falënderoj partnerët ndërkomëbëtarë që në fakt i kemi pasur gjatë gjithë kohës bashkëshoqërues në të gjitha nismat dhe në të gjitha iniciativat, sa i përket fenomeneve që shqetësojnë më shumë shoqërinë, kur vjen puna tek barazia gjinore, dhe pikërisht …. ambasadën sueseze, agjencinë për zhvillim, të Suedisë dhe UNWomen, që kanë qenë me të vërtetë partnerë shumë strategjikë gjatë kësaj periudhe.

Për tu kthyer tek tema për të cilën diskutojmë sot, absolutisht që biem dakord që ka nevojë për një forcim dhe për një zgjerim të mekanizmave të trajtimit të dhunës në sferën kibernetike. Dhe do të më lejoni të theksoj që unë besoj fort që dhuna psikologjike është ajo formë dhune e cila për të gjithë ne, për të gjithë aktorët, por edhe për të gjithë ata që vuajnë nga kjo formë dhune është sfidë e madhe. Në kuptimin që është e vështirë për ta trajtuar, është e vështirë për ta diagnostikuar, dhe mbi të gjtiha, ata që vuajnë në të përditshme nga dhuna psikologjike, kanë të vështirë të kuptojnë që janë duke kaluar në një proces të tillë i cili pa diskutim nëse nuk ka pranë organizmat e duhura, shoqërinë, individët, që cilët e prekin dhe e trajtojnjë, mund të kthehet realisht në probleme të shëndetit, mund të kthehet realisht në humbje të jetës.

Dhe forma e dhunës për të cilën po flasim sot, dhuna kibernetike, apo ajo me bazë digjitale, është pikërisht një evidentim apo siç e tha edhe ministri brendshëm, “maja e ajzbergut” kur vjen puna tek evidentimi apo shfaqja e të tilla fenomeneve.
Po t’i referohemi Këshillit të Evropës me një studim të publikuar së fundmi, thekson se dhuna online është më e përhapur dhe dhuna direkte. Në këtë anketim 60% e vajzave dhe grave shprehen se kanë pësuar ngacmim seksual, përndjekje apo forma të tjera të dhunës online.

Edhe situata më e fundit e ndodhur në shtetin fqinj, në Kosovë, ishte një rast i paprecedentë. Gjithashtu ngriti një kambanë alarmi. Pra një rrjet komunikimi nëpërmjet telefonit, i cili i nxiste në mënyrë të shëmtuar ngacmimet ndaj grave. Një rrjet burrash që jepnin dhe merrnin mesazhe tepër shqetësuese sa i përket grave.
Absolutisht që situata është e papranueshme, absolutisht që situata është një këmbanë alarmi.
Por përsa i përket përmirësimit ligjor, ajo që në fakt është edhe tema kryesore e këtij takimi sot, MSHMS është absolutisht e gatshme, dhe pikërisht për këtë kemi koordinuar bashkërisht edhe me ministrin e Brendshëm, edhe me Etildën, edhe me të gjithë partnerët, për të propozuar ndryshime legjislative të cilat do të prekin, apo do të përkufizojnë dhe këtë fenomen të dhunës.

Ndërkohë që është e rëndësishme të theksoj se si ministri e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, sa i përket fenomeneve të tilla, ne sot kemi në dispozicion një kuadër ligjor që ka rritur dhe ka nxitur shërbime të reja mbështetëse të specializuara, të cilat përfshijnë ndihmën juridike falas për viktimat e abuzimit seksual dhe trafikimit, kemi në dispozicion linjën kombëtare të këshillimit për vajzat, qendrën kombëtare për trajtimin e viktimave të dhunës, qendra dedikuar viktimave të dhunës seksuale, si dhe qendra dedikuar fëmijëve viktima të dhunës.

Njëkohësisht do më duhet të theksoj edhe faktin që falë rritjes së vazhdueshme edhe të mbështetjes nga buxheti i shtetit, për MSHMS kemi shtuar bashkëpunimin me pushtetin vendor dhe aktualisht kemi një gamë të shtuar të shërbimeve sociale në territor, kemi mbi 70 shërbime që ofrohen në bashkëpunim edhe me pushtetin vendor.

Dhe është evidente sot që kemi gjithnjë e më shumë ndërgjegjësim nga institucionet e pushtetit vendor, për sa i përket nevojës dhe domosdoshmërisë për të shtuar shërbimet sociale në territoret e tyre.

Shërbime të tjera mbështetëse të cilat financohen drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit, është edhe linja kombëtare telefonike 116-117, linja telefonike Alo 116, shërbime të specializuara pa pagesë, të disponueshme 24 orë në 7 që ofrojnë këshillim dhe shërbime për viktimat e dhunës në familje dhe me bazë gjinore, si dhe fëmijët e dhunuar.

Sigurisht që këto nuk mjaftojnë. Unë e thashë edhe në fillim. Ndërkohë që kemi një kuadër starategjik mjaft të mirë dhe aktivitete të detajuara dhe të specifikuara në strategjitnë kombëtare për barazinë gjinore, por këto aktivitete dhe këto objektiva që ne i kemi vënë vetes, janë absolutisht të rëndësishëm për tu zbatuar dhe për tu koordinuar me të gjithë aktorët e shoqërisë civile, të cilët, për hir të së vërtetës kanë një rol kyç dhe gjatë kësaj periudhe dhe një rol kyç në drejtim të këtyre fenomeneve.

Sa i përket punës për të detajuar dhe zbatuar në praktikë strategjinë kombëtare të barazisë gjinore, por edhe duke konsideruar këtu që ndërkohë drejtojmë këshillin kombëtar për barazinë gjinore, puna jonë udhëhiqet në katër objektiva kryesore strategjike.

E para, të përmirësojmë më tej legjislacionin, dhe për këtë jam shumë e kënaqur që ndodhem në këtë tryezë për diskutime të mëtejshme edhe për të mirëpritur sugjerimet tuaja se çfarë do duhet të bëjmë më shumë, kjo në aspekt të personave të dhunuar, mbështetjes së specializuar por edhe mënyrës se si duhet ta trajtojmë këtë fenomen shqetësues, pra dhunën online.

Së dyti kemi rritjen e aksesit në shërbimet e specializuara. Pra fokusi i dokumentit strategjik edhe i aktiviteteve tona në thelb është i lidhur edhe me çfarë dhe si duhet të veprojmë për të rritur më tej aksesin e këtyre personave që vuajnë, apo grave dhe fëmijëve që vuajnë nga këto lloj fenomenesh, për të aksesuar shërbimet që ofrohen.

Së treti kemi rritjen e aksesit në drejtësi, dhe patjetër që këtu në këtë pikë koordinimi mes institucioneve ligjzbatuese dhe institucioneve që hartojnë politika, do duhet të të forcohet akoma më shumë.

Dhe së fundi, jo për nga rëndësia, rritjen e ndërgjegjësimit për të përgatitur një brez të ri, ku barazia është një vlerë e kultivuar që në pikënisje, dhe ku të gjithë të rinjtë e të rejat janë patjetër “agjentë” të këtij ndryshimi.

Dhe kur vjen puna tek ndërgjegjësimi, kjo po, le ta vijoj me atë që thashë në fillim, do të duhet të bëjmë shumë, akoma më shumë, të gjithë bashkë, individë, shoqëri, familje, shkollë për të rritur ndërgjegjësimin ndaj këtyre fenomeneve, për të forcuar individët në shoqëri që të jenë të hapur, të lirë për të reflektuar dhe për të prezantuar çdo lloj fenomeni shqetësues. Edhe mbi të gjitha të bëjmë akoma më shumë kur vjen puna tek dhuna psikologjike, që do të duhet të flasim shumë, do të duhet të qartësojmë shumë, do të duhet të rrisim ndërgjegjësimin shumë me qëllim që individët, mbi të gjitha fëmijët, dhe mbi të gjitha gratë, të kenë kurajo dhe të denoncojnë rastet që realisht prekin dhe shqetësojnë jetën e tyre të përditshme.

Për ta përmbyllur, Ministria e shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbetet e hapur për të bashkëpunuar. Jam e bindur që nga tryeza sot ne do të kemi një set rekomandimesh, të cilat bashkërisht edhe me ministrin Balla do t’i reflektojmë më pas për të përgatitur një kuadër ligjor, i cili do t’i vijë në ndihmë këtij fenomeni, por edhe çdo sugjerimi që do të dalë nga tryeza sot.

Shumë faleminderit!

Previous Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 24 Prill 2024