Fjala e Ministres Manastirliu në Kuvend për Paketën e Rezistencës Sociale - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Fjala e Ministres Manastirliu në Kuvend për Paketën e Rezistencës Sociale

Nuk ka më asnjë dyshim se kur historia të mbajë shënim kët 5 a më shumë vite të fundit do të kujtohen gjatë si koha e bollëkut të ngjarjeve të paparashikuara. Nga tërmeti shkatërrimtar i vitit 2019 tek pandemia globale e deri tek pasojat e një lufte absurd mu në mes të Europës, të cilat shpalosen çdo ditë e më shumë dhe të cilat padyshim kanë ndikimin e vet të pashmangshëm mbi të gjithë sektorët e jetës.

Kriza me përmasa globale po ja lënë vendin njëra tjetrës me një frekuencë që bota nuk e kishte parë prej shumë kohësh. Ato relativizojnë njëra tjetrën deri në pikën që e bëjnë shumë kënd të harrojë paraardhësen edhe kur ajo është ende e pranishme. Si pandemia e covid19 pasojat e së cilës vazhdojmë t’i ndjejmë ende në shendetin e qytetarëve por edhe në sistemin shëndetësor në përgjithësi. Apo si tërmeti.

Dy ngjarje tejet të vështira të cilat falë një reagimi dhe mobilizimi të pashembullt dhe të një solidariteti qytetar të jashtëzakonshëm ja dolëm të mos i lejojmë të na gjunjëzonin.

Një qeveri e përgjegjshme dallon nga mënyra se si reagon ndaj fatkeqësive dhe emergjencave. Sa shpejt reagon, kë mbron, kujt i bëhet mburojë? Si e ofron mbështetjen?

Edhe një mijë fjalime po të mbajmë sot do të ishin të panevojshëm përballë fakteve që janë kokëfortë.

Çfarë na thonë faktet?

Na thonë se pavarësisht se për zbutjen e pasojave të tërmetit u dësh të punohet në mesin e një krize globale të shëndetit si pandemia, pjesa dërmuese e qytetarëve që mbetën pa çati sot jetojnë në shtëpi të ngritura nga e para, të reja, shumë prej tyre në lagje që janë model strehimi dhe që meritojnë të eksportohen në fakt si modele dhe gjetkë në vendin tonë.

Nga Durrësi, në Shijak, Lezhë, Kurbin, një jetë e re ka nisur për ata qytetarë që u prekën më rëndë prej asaj fatkeqësie. Është ilustrimi më i mirë i mënyrës se si një qeveri duhet të reagojë për të mbështetur qytetarët e vetë në nevojë.

Por një qeveri nuk duhet vetëm të reagojë. Duhet të paraprijë, të investojë, të krijojë kushte dhe sisteme që bëjnë të mundur përballimin e ngjarjeve të pazakonta kur ato trokasin në derë. Siç na trokiti pandemia globale vetëm pas muaj pas tërmetit.

Unë nuk mundem dot as ta përfytyroj se si do të kish mundur të mbante sistemi ynë shëndetësor nëse nga vitit 2013 e në vazhdim nuk do të kishim investuar në spitale, qendra shëndetësore, në salla operacioni, në aparatura.

Nuk e imagjinoj dot se si do të kishim mundur ta përballonim pandeminë me një sistem shëndetësor si ai që gjetëm që ngjante me një pacient në agoni.

Në këto dy vite ne ja kemi dalë të mos lëmë qytetarë, asnjë qytetar pa marrë shërbimin shëndetësor që i takon.

Jo vetëm që jemi i përgjigjur emergjencës shëndetësore me vendosmëri dhe përgjegjësi, por në asnjë moment nuk i kemi ndalur investimet në sistem dhe më i fundit i djeshmi ku nisëm rindërtimin e Spitalit Infektiv i cili do të jetë një qendër me të vërtetë reference me standardet më të mira bashkëkohore.

Kjo qeveri pra, i ka dhënë provat e sjelljes ndaj krizave, emergjencave, ngjarjeve të jashtëzakonshme prova për marrjen e masave paraprake për fuqizimin e sistemeve para se të ndodhin ngjarjet e pazakonta, marrja e masave reaguese. Ndërkohë që trokasin krizat në derë masat mbështetëse për qytetarët ndaj pasojave që ato lënë pas në mbrojte të jetës, në mbrojte të shëndetit dhe sot në mbrojtje të ekonomisë së qytetarëve.

Me po të njejtën përgjegjshmëri, vendosmëri dhe padyshim dhembshuri po veprojmë dhe përballë pasojave që solli dhe po sjell lufta në Ukrainë në interes të qytetarëve dhe në mënyrë të veçantë atyre më në nevojë.

Paketa e Rezistencës Sociale është një mburojë e cila u hartua në një kohë rekord nga qeveria për të zbutur impaktin e pasojave që dalëngadalë po merr përmasa globale.

Kjo situatë ëhstë jo e lehtë. Padyshim që nuk e ka sjellë qeveria. Ashtu sikurse edhe dy paraardhëset.

Është një situatë e vështirë dhe duhet që ta përballojmë të gjithë së bashku. Por padyshim që përgjegjësia më e madhe për mbrojtjen e qytetarëve bie mbi qeverinë.

E ndërkohë që ne nuk kemi shumë dorë përsa i përket luftës në Ukrainë që urojmë të marrë fund sa më parë, Ne kemi në dorë të hedhim hapa konkretë për të bërë sa më pak të ndjeshme këtë situatë jo të lehtë tek njerëzit.

Paketa e rezistencës sociale mbështet 576 mijë qyetetarë të këtij vendi, të cilët për tre muajt e ardhshëm do të kompensohen për rritjen e çmimit për produktet e shportës të shkaktuar prej rritjes së çmimeve të tregjeve ndërkombëtare.
Qeveria ka vendosur që për 3 muajt e ardhshëm një paketë ndihme prej 30 mijë lekë të vjetra në muaj për 3 muaj radhazi për mbështetjen për rritjen e çmimeve të shportës. 202 mijë pensionistët që përfitojnë, 43 mijë pensionistët që jetojnë vetëm, 66 mijë personat që përfitojnë pensione individualiteti, mbi 52 mijë persona me aftësi të kufizuar, mbi 6 mijë e 100 individë paraplegjik dhe tetraplegjik, mbi 12 mijë të verbër dhe mbi 64 mijë familjet që përfitojnë nga paketa e ndihmës ekonomike.
Po kështu qeveria ka vendosur të indeksojnë në masën menjëherë pesnionet në masën 33 milion dollarë e cila do të reflektohet menjëherë në pensionin e radhës për 673 mijë pensionistë.
Eshtë ngritur bordi transparencës dhe rritjes së çmimeve për produktet bazë të shportës në asnjë hallk të zinxhirit nga prodhimi tek tregëtimi për të mos lejuar kostot abuzive në xhepat e qytetarëve.
Të nderuar kolegë,

Në një situatë jo të lehtë si kjo që po kalojmë e diktuar prej një konflikti që po ndodh jo shumë larg prej nesh dhe që ka tronditur bursat, qeveria po mbron qytetarët në nevojë.

Paketa e rezistencës sociale ofron mbështetje për energjinë elektrike me një paketë prej 28 miliard lekësh për të siguruar financimin e nevojshëm për të mbrojtur konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël nga rritja e çmimit të energjisë.
Të dashur kolegë,

Dua të ndalem pak tek mbështetja dhe mburoja sociale.

Me buxhetin e vitit 2022 ne kemi rritur me 1.5 miliard lekë buxhetin e programit të Ndihmës Ekonomike, duke dyfishuar prej janarit të këtij viti masën e ndihmës ekonomike për mbi 15 mijë familje që kanë mbi 3 fëmijë, duke trefishaur masën e ndihmës ekonomike për fëmiëjt pa kujdes pridnëror dhe gratë e dhunuara e të trafikuara e duke rritur me 10% masën e ndihmës ekonomike për të gjithë familjet e tjera në skemë.
Po kështu më lejoni t’ju sjell në mendje dhe t’ju rikujtoj, që Paketa e Solidaritetit gjatë pandemisë ka ndihmuar të gjitha familjet aplikuese në ndihmën ekonomike përgjatë periudhës së mbylljes gjatë vitit 2020. E po kështu ka mbështetur përfituesit në skemën e ndihmës ekonomike me dyfishin e masës së ndihmës ekonomike gjatë vitit 2021 për një periudhë 6 mujore.

Të nderuar qytetarë,

Me reduktimin deri në zerimin e tatimit për pagat e ulëta, subvencionet për energjinë, transportin, bujqësinë, Paketa e Rezistencës Sociale synon zbutjen e pasojave të një situate të pazakontë, e treta në rradhë përgjatë këtyre katër viteve.

Ne jemi gati për çdo situatë që mund të përballemi pasi kemi planet dhe skenarët për mbështetjen e sektorëve duke garantuar mburojën sociale të nevojshme për qytetarët tanë.

Por sikurse e ka treguar historia e krizave që në mënyrë periodike kanë goditur botën pasojat e tyre përballohen më mirë dhe me më pak dhimbje nga ato vende ku mbizotëron solidariteti dhe ku qytetarë dhe qeveri bëhen bashkë në një koalicion të madh, objektivi parësor i të cilit është ndërtimi i një mburoje sa më të fortë dhe hermetike për qytetarët dhe sidomos për ata më në nevojë.

Ashtu sikurse e kemi demostruar deri më sot ne do të bëjmë të pamundurën dhe do të marrim të gjitha masat e nevojshme brenda mundësive tona për të mos lënë askënd pas edhe në këtë kohë të vështirë.

Faleminderit!

Previous Manastirliu në Kuvend: Kemi planet dhe skenarët, garantojmë mburojën sociale për qytetarët tanë.

Leave Your Comment