Fjala e ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me Universitetin BOKU - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Fjala e ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me Universitetin BOKU

Ky është një moment i rëndësishëm për ndërkombëtarizimin e universiteteve tona dhe një gur kilometrik për transformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Deri në vitin 2030, UBT synon të arrijë standardet e Universitetit BOKU të Vjenës. Universiteti Bujqësor i Tiranës meritonte të ishte pionieri në hapjen e këtij kapitulli të ri për të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri. Për ne si Ministri e Arsimit, ky bashkëpunim përfaqëson një model të ri, që ka për qëllim transferimin e dijeve dhe teknologjisë.

Rreth një muaj më parë, së bashku me kolegen Denaj, rektorin dhe profesor Hubertin, dhe përfaqësues të Universitetit BOKU, firmosëm me ministrat e arsimit dhe bujqësisë marrëveshjen për nisjen e bashkëpunimit për transformimin e UBT-së.

Për ne si Ministri e Arsimit, ky bashkëpunim përfaqëson një model të ri, që ka për qëllim transferimin e dijeve dhe teknologjisë. Marrëveshja u krijua tre vjet më parë në prani të kryeministrit Rama në Universitetin BOKU të Vjenës dhe me ekipin tonë qeveritar, por mbi të gjitha me forcën e vullnetit dhe vizionin e qartë të vetë UBT-së.

Cila është formula që na garanton suksesin e këtij partneriteti? Janë dy përbërës që ne besojmë se janë kyç: strategjia e qartë e UBT-së dhe ekspertiza që do të na vijë nga Universiteti BOKU. Do të jetë një rrugëtim katër-vjeçar, jo pak sfidues, për të cilin kërkohet i gjithë bashkëpunimi juaj. Dua të ftoj të gjithë stafin akademik që kanë përqafuar dhe mbështetur këtë iniciativë. Është shumë e rëndësishme të kemi besim të plotë në atë që do të ndodhë në UBT në këtë proces reformimi transformues, ndaj dua të falënderoj të gjithë ata që janë angazhuar në këtë partneritet dhe mbi të gjitha profesor Hubertin, i cili do të jetë pika lidhëse midis dy universiteteve për një koordinim efektiv në këto 4 vite.

Kemi vendosur të bashkëpunojmë duke angazhuar burimet njerëzore dhe financiare. Për herë të parë, qeveria shqiptare përmes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit vendos një kontribut financiar direkt për këtë program ndërkombëtarizimi me rreth 2 milionë euro në këtë projekt, duke besuar se do të jetë një proces që jo vetëm do të transformojë programet e studimit por do t’i japë një shtysë kërkimit shkencor të UBT-së. Universiteti Bujqësor në vizionin ‘20-‘30 do të ketë prioritet 6 shtylla kryesore: ofertë të re akademike, ndërkombëtarizimin, modernizimin e menaxhimit dhe administrimit, digjitalizimin e programeve të studimit, kërkimin shkencor, transferimin e njohurive dhe teknologjisë.

Do të organizohet jo vetëm riorganizimi i programeve të ciklit të parë, por edhe ato të ciklit të dytë, master dhe doktoraturave, ku parashikohet mbi 30% program mobiliteti i stafit dhe studentëve. Gjithashtu, për të gjithë studentët në proces të doktoraturave do të ketë një profesor nga BOKU dhe një nga UBT në ndjekje të doktoraturave.

Veprimtaria shkencore gjithashtu do të jetë në fokus të këtij bashkëpunimi, duke synuar që në 2030 UBT të jetë një qendër rajonale ekselence për kërkimin shkencor.

Dua të përmend se ne jemi duke mbështetur kërkimin shkencor, duke dyfishuar fondet dhe infrastrukturën për kërkimin shkencor dhe partneritetet me universitete prestigjioze. Ky program synon të mbështesë UBT-në në këto vite transformimi dhe nga ana tjetër, Ligji i ri për shkencën që do të prezantohet së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë do të krijojë një hapësirë dhe dimension të ri për bashkëpunimin e universitetit me akademitë e shkencave, ministritë dhe industrinë e biznesit.

MAS ka në fokus të programit të ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë edhe zgjerimin e ofertës akademike për universitetet dhe hapjen e degëve të universiteteve prestigjioze në vendin tonë. Kjo bëhet e mundur jo vetëm në kuadër të programeve të partneritetit dhe ndërkombëtarizimit, por edhe përmes programeve të përbashkëta dhe diplomave dyfishe. Ne kemi arritur një numër prej 30 programeve të përbashkëta dhe diplomave dyfishe me universitete prestigjioze në Evropë, ku 7 prej tyre janë të UBT-së. Po ashtu, kemi projekte të tjera si hapja e kampusit të Kolegjit Europian të Evropës në Tiranë, hapja në Gjirokastër e Kampusit të Universitetit të Studimeve në Distancë të Spanjës dhe partneritete me Universitetin e Teknologjisë së Compiègne në Francë dhe Universitetin Teknik të Stambollit.

Të gjitha këto projekte janë pjesë e vizionit dhe dimensionit europian për arsimin e lartë, të cilat po konkretizohen dhe do të jenë shembull për vizionin tonë për arsimin ‘20-‘30.

Previous Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes UBT dhe Universitetit BOKU të Vjenës, Austri