Fjala e Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në Ministerialin për Arsimin e Lartë Europian dhe Procesin e Bolonjës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Fjala e Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në Ministerialin për Arsimin e Lartë Europian dhe Procesin e Bolonjës

Për herë të parë në rajon, Tirana mirëpret Konferencën Ministriale të Zonës Europiane të Arsimit të Lartë, ku po marrin pjesë ministra dhe autoritete të larta të arsimit nga e gjithë bota.

Në ceremoninë e hapjes, ku ishin të pranishëm Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Ministra dhe drejtues të lartë të arsimit, Manastirliu në fjalën e mirëseardhjes nënvizoi arritjet që ka bërë Shqipëria në reformimin e arsimit të lartë.

Në fjalën e saj, ajo citoi një shprehje latine: “Ne nuk mësojmë për hir të shkollës, por për hir të jetës,” duke shtuar se kjo është filozofia që po udhëheq Shqipërinë në zbatimin e reformës së arsimit të lartë, me synimin për të përmirësuar cilësinë, për të rritur ofertën akademike, për të rritur bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të krijuar një ekosistem të gjallë të arsimit të lartë që përgatit brezin e ri.

Ministrja nënvizoi se sistemi i arsimit të lartë shqiptar i është nënshtruar rritjes dhe përmirësimeve përmes partneritetit ndërkombëtar.

***

Faleminderit, profesor Xhuvani, shkëlqesi, Kryeministër, pjesëmarrës, kolegë të nderuar!

E  kam për kënaqësi të madhe t’ju mikpres ju të gjithëve në Tiranë dhe t’ju uroj një konferencë të frytshme dhe t’ju uroj qëndrim të mbarë në një qytet kaq të gjallëruar si Tirana.

Dua t’ju uroj mirëseardhjen ngrohtësisht gjithë kolegëve që kemi sot këtu, ministra të arsimit, sekretar të shtetit dhe  zëvendësministra, Drejtorit të Përgjithshëm për Arsimin, Kulturën, Shkencën, Pia Ahrenkilde Hansen nga Komisioni Evropian; Rektoren e Kolegjit Evropian Federicha Mogherini; përfaqësues të UNESCO-s, Këshillit të Evropës, zyrtarë të lartë nga organizata ndërkombëtare dhe përfaqësues të shoqatave evropiane të mësuesve dhe nxënësve.

Teksa Shqipëria ka qenë pjesë e grupit vijues të Bolonjës prej 4 vitesh dhe gjithashtu ka mbajtur sekretariatin e zonës evropiane të arsimit, dua të falënderoj për zotimin dhe punën e madhe sekretariatin shqiptar të grupit vijues të Bolonjës, zonjën Subashi dhe zëvendësen, zonjën Pustina. Dua të shpreh mirënjohjen ndaj delegacionit italian, mikpritësit të mëparshëm të konferencës në Romë dhe të përgëzoj Rumaninë dhe Moldavinë, vendet që do të mbajnë sekretariatin vijues të Bolonjës. Po ashtu do të doja t’ju uroj mirëseardhjen delegacionit të Ukrainës në këtë asamble. Kjo zonë evropiane e arsimit është solidare me popullin e Ukrainës veçanërisht, pra për mësuesit dhe nxënësit që me këmbëngulje vijojnë nxënien dhe marrjen e njohurive pavarësisht rrethanave të vështira.

Kjo konferencë ministeriale nuk është thjeshtë vetëm një forum diskutimi. Është një platformë edukimi për të ardhmen e arsimit evropian dhe jemi këtu për të ndarë përvojat tona të ndryshme dhe të përbashkëta, përpjekjet tona dhe sfidat për të caktuar qëllimet dhe objektivat e reja, për t’i çuar më tej arsimin e lartë në të gjithë Evropën.

Miq të nderuar, një shprehje latine thotë që: “Ne nuk nxëmë për hir të shkollës, por nxëmë për të hir të jetës” dhe kjo është filozofia që na priu kur nisëm zbatimin e reformës së arsimit të lartë në Shqipëri me synimin që të përmirësonim cilësinë, të rrisnim ofertën akademike, të rrisnim bashkëpunimin ndërkombëtar dhe krijimin e  një ekosistemi të gjallëruar të arsimit të lartë që përgatit  brezin e ri për të ardhmen, ky sistem që ka çdo gjë që nevojitet për të mirëmbajtur dhe zhvilluar kapitalin njerëzor.

Sistemi i arsimit të lartë shqiptar i është nënshtruar rritjeve dhe përmirësimeve të mëdha përmes partneritetit ndërkombëtar dhe ne besojmë se përmes ndërkombëtarizimit, rrisim cilësinë e universiteteve tona dhe shndërrojmë peizazhin e arsimit tonë të lartë duke e pasuruar atë me një ekselencë të tillë, pra që vetëm universitete të shkëlqyera evropiane mund të ofrojnë, pra synojmë të bëhemi deri në vitin 2030, një pikë reference rajonale për arsimin e lartë dhe për kërkimin shkencor. Për këtë arsye, jemi duke investuar në këtë bashkëpunim ndërkombëtar, në programet e mobilitetit, në shndërrimin e kurrikulës në programet arsimore, duke fuqizuar kërkimin shkencor dhe rrjetin përkatës.

Dje, ne nënshkruam një partneritet, një marrëveshje, një model të ri të bashkëpunimit ndërkombëtar me universitetin e shkencave jetësore BOKU të Vjenës dhe UBT.

Është një etapë e re për arsimin tonë të lartë që synon të krijojë programe të përbashkëta dhe diploma të dyfishta dhe në të njëjtën kohë ta bëjë ofertën akademike më tërheqëse, më joshëse, jo vetëm për studentët shqiptarë, por edhe ata që vijnë në Ballkani Perëndimor dhe përtej.

Ndërkohë tregu drejt ndërkombëtarizimit është shënjuar nga një prej eventeve më të rëndësishëm në historikun akademik të Shqipërisë; krijimin e një kampusi të Kolegjit të Evropës pas atij të Bruges. Ky është një hap i rëndësishëm përpara që simbolizon anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Kjo prani e Kolegjit të Evropës, universiteti BOKU i Vjenës, Universiteti Kombëtar i Arsimit në Distancë, nga Spanja që do të hapë kampusin e vet në vendin tonë së shpejti, – këto pra janë shembuj të qartë të vizionit tonë drejt ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë, duke shtruar rrugën për shumë bashkëpunime të tjera.

Më shumë se 20 marrëveshje me vende anëtare të BE dhe jo anëtare, janë nënshkruar për fuqizuar bashkëpunimin në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

Të gjitha këto ura bashkëpunimi që po ngremë së bashku, janë tregues të qartë të zbatimit të plotë të procesit të Bolonjës, i cili synon saktësisht garantimin e mobilitetit, lëvizjes së studentëve dhe stafit akademik, shkëmbimin e përvojave më të mira dhe garantuar cilësinë e arsimit të lartë dhe zgjerimin e hapësirave për ndërveprim në kërkimin shkencor. Pra, duke folur për kërkimin shkencor, Shqipëria mori pjesë në programin evropian ERASMUS+ “Horizont”, që synon shtimin, rritjen e shkembimeve kulturore, ekselencës akademike dhe punësimit.

Investime domethënëse janë kryer në modernizimin e mjediseve të kërkimit shkencor, laboratorëve dhe pajisjeve teknologjike dhe jam e gëzuar të ndaj me ju, se financimi për kërkimin shkencor është rritur me 40% krahasuar me 2023. Anketat më të fundit të studentëve thonë se këta studentë i mbështesin këto nisma dhe programe me interes të posaçëm tek rritja e mundësive kërkimore dhe përmirësimi i infrastrukturës digjitale të shërbimeve, nxitja dhe mëkimi, kërkimi shkencor na nxit ne të eksplorojmë rrugë për të dhënë  më shumë fonde, ta çojmë deri në 1% të PBB deri në 2030. Po punojmë për të krijuar qendra ekselence, të cilat do të shërbejnë si qendra kërkimore të teknologjisë digjitale, energjisë së gjelbër dhe shkencave biomjekësore. Shqipëria ka bërë përpara në integrimin e platformave integrale, në sistemin arsimor nga platformat online për regjistrimin e nxënësve dhe pranimin e tyre nëpër universitetet tona, deri tek aplikime online për programe studimore dhe akreditimin e tyre.

Po bëjmë shumë përpjekje për të arritur standarde të larta në këtë fushë të arsimit të lartë dhe për mekanizmat e kontrollit përkatës. Gjithashtu, jam e gëzuar t’ju bëj me dije se aktualisht po përmbyllim specializimet Smart  2030, e cila vë theksin tek zhvillimi i kapitalit njerëzor me synimin për të zbatuar një sërë nismash  të projektuara për të mbajtur talentet e rinj dhe theksojmë qarkullimin e tyre brenda dhe jashtë vendit. Jemi të përkushtuar në çuarjen përpara të arsimit tonë të lartë me vizion të qartë për të ardhmen dhe tërësisht të vetëdijshëm për rëndësinë që ka roli i tij në integrimin e Shqipërisë.

Te nderuar miq teksa po marrim dhe nisim këtë konferencë, jam plot optimizëm për diskutimet ndriçuese që na presin. Do të doja t’ia jepja fjalën kryeministrit Edi Rama për të ndarë mendimet dhe perspektivën e tij me ne dhe me nder e entuziazëm deklaroj të hapur Ministerialin për Arsimin e Lartë.

Faleminderit për vëmendjen tuaj.

Previous Ministeriali për Arsimin e Lartë Europian dhe Procesin e Bolonjës për herë të parë në Shqipëri