Fjala e Ministrit, Blendi Gonxhja në Konferencën II të Arsimit dhe Formimit Profesional “Aftësi për Pjesëmarrje në Tregun e Punës dhe Profesionet e së Ardhmes” - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Fjala e Ministrit, Blendi Gonxhja në Konferencën II të Arsimit dhe Formimit Profesional “Aftësi për Pjesëmarrje në Tregun e Punës dhe Profesionet e së Ardhmes”

I nderuar zoti Kryeministër,
Të nderuar ambasadorë,
Të nderuar pjesëmarrës,

Në fillim të kësaj konference, do të doja të ndaja me ju disa fakte mbi arsimin dhe formimin profesional.

Procesi i optimizimit ka përfshirë 10 institucione të arsimit dhe formimit profesional, nga ri-organizimi i të cilave janë krijuar 4 ofrues të optimizuar të AFP-së.
Si rezultat, arsimi dhe formimi profesional publik ofrohet nga 29 shkolla profesionale dhe 10 qendra të formimit profesional në të gjithë vendin.

14,700 nxënës ndjekin arsimin e mesëm profesional publik për vitin shkollor 2023-2024, ndërkohë që të dhënat e INSTAT-it do të publikohen në fund të muajit prill 2024.

Janë regjistruar për herë të parë në arsimin profesional 4709 nxënës, 11% më shumë së një vit më parë, në një kohë kur numri i nxënësve që përfundojnë arsimin bazë, është në rënie.

Programet më të frekuentuara në arsimin profesional për vitin 2023-2024 janë: hoteleri-turizëm, shërbime mjetesh transporti dhe teknologji informacioni dhe komunikimi (TIK).

8 ofrues të arsimit dhe formimit profesional ofrojnë dhe kualifikime profesionale pas të mesmes (dizajn mode, diagnostikim & menaxhim në autoservis, ndërmjetësues të pasurive të paluajtshme).

60 % e nxënësve që kanë përfunduar vitin shkollor 2022 janë punësuar brenda vitit të parë pas diplomimit. 63,4 % e nxënësve të punësuar janë punësuar në një fushë, që ka lidhje me degën e tyre të studimeve.

80% e nxënësve që ndjekin arsimin profesional, kryejnë praktika profesionale në 2551 kompani private e publike.

2 Komitete Sektoriale në dy sektorë prioritarë “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi” dhe “Turizëm e Mikpritje” prej dy vjetësh konsultojnë e informojnë përafrimin e programeve të arsimit dhe formimit profesional me kërkesat e dinamikat e këtyre dy sektorëve.

Ndërsa nga qendrat e formimit profesional publik gjatë vitit 2023 janë ofruar 71 kurse të formimit profesional, në të cilat janë regjistruar mbi 15,000 kursantë, nga të cilët mbi 10,000 kanë qenë punëkërkues të papunë.
Gjatë vitit 2023, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive është zbatuar programi i kodimit, i cili synon mbështetjen e punëkërkuesve me aftësitë e kërkuara në sektorët me prioritet për zhvillimin ekonomik. Prioritet ka qenë ofrimi i kurseve të IT-së, si: si kodim, programim, siguri kibernetike, robotikë etj, kundrejt mbështetjes buxhetore për punëkërkuesit në masën 50% të vlerës dhe për punëkërkuesit e papunë në masën 100 % të vlerës.

Në zbatim të Planit Kombëtar për Zbatimin e saj, Garancia Rinore është lançuar në tetor të vitit të shkuar dhe ka nisur pilotimi i saj në tri bashki: Tiranë, Shkodër dhe Vlorë. Në kuadër të fazës pilot, në të tri bashkitë ka nisur zbatimin programi i të nxënit në vendin e punës, si pjesë e Garancisë Rinore.

Në të gjitha këto objektiva e rezultate, ne kemi pasur mbështetjen e pakursyer të partnerëve tanë për zhvillim:
• Bashkimi Europian vijon mbështetjen e gjithanshme për politikën e sektorit të punësimit dhe zhvillimit të aftësive nëpërmjet instrumenteve të para-aderimit, IPA II në kuadër të programit “BE për gjithëpërfshirjen” dhe IPA III “Programi Operacional për Garancinë Rinore”
• Gjithashtu do të doja të falënderoja qeverinë zvicerane dhe Agjencinë për Zhvillim e Bashkëpunim (SDC) për angazhimin e qëndrueshëm në mbështetje të sektorit të arsimit dhe formimit profesional, e cila aktualisht ka tre projekte afatgjata (Projekti “Zhvillimi i Aftësive për Punësim” zbatuar nga UNDP, Projekti “Aftësi për Punë”, zbatuar nga Sëisscontact, Projekti “RisiAlbania”, zbatuar nga Helvetas) me fokus të qartë në zhvillimin e ekosistemit të aftësive për punësim.
• Qeveria gjermane, nëpërmjet programit PROSEED mbështet zhvillimin ekonomik dhe të arsimit dhe formimit profesional.
• Banka Gjermane për Rindërtim (KfW) është gjithashtu një partner kryesor në përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës së arsimit dhe formimit profesional.
• Një iniciativë tjetër e përbashkët është edhe Fondi i Sfidës Rajonale (Regional Challenge Fund), në të cilën janë angazhuar në partneritet me kompani private më shumë se gjysma e ofruesve publikë të arsimit dhe formimit profesional.

Nuk do të doja të lija pa përmendur edhe partnerë të tjerë, si: qeveria franceze, qeveria britanike, qeveria suedeze, Kooperacioni Italian, Bashkepunimi Austriak për Zhvillim, të cilët kanë kontribuar e vijojnë të kontribuojnë në sektorin e punësimit dhe zhvillimit të aftësive.

Pavarësisht të gjithë progresit të bërë, në këtë konferencë, një vit pasi kemi hyrë në një cikël të ri të politikës së punësimit dhe zhvillimit të aftësive, mendoj se të gjithë bashkë kemi përpara sfida, për të cilat tashmë kërkohen zgjidhje konkrete për ta ngritur sistemin e arsimit dhe formimit profesional në lartësinë e ndryshimeve e tranzicionit të ekonomisë e të shoqërisë, për ta bërë realitet partneritetin me sektorin privat në ofrimin e programeve, ku rolin kryesor e luan biznesi.

Me bindjen se gjatë këtyre dy ditëve do të gjejmë hapësirën t’i diskutojmë këto pyetje, ju falënderoj për vëmendjen dhe ju uroj punë të mbarë.

Previous Ministri Hasani takon Papa Françeskun: Të palëkundur në angazhimin tonë në promovimin e harmonisë dhe tolerancës fetare