Për Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, Bashkimi Evropian nuk duhet të dështojë në formësimin e tranzicionit, nëse dëshiron të bëhet një aktor që mund të ndikojë realisht në ngjarjet në Lindjen e Mesme ose Ukrainë ose kudo ku do të ndodhë kriza e ardhshme.
I ftuar në një nga panelet e Forumit të Diplomacisë në Antalia, ministri Hasani vuri theksin në përpjekjet e BE-së për t’u bërë një aktor global.
“BE ka potencialin për t’u bërë një lojtar i vërtetë global dhe nuk mund t’i shmanget më zgjedhjeve të vështira. Aftësia e Unionit për të formësuar tranzicionet fillon në fqinjësinë e tij të afërt dhe zgjerimi është çelësi për të arritur këtë qëllim”, nënvizoi Ministri Hasani.
Sipas kryediplomatit shqiptar, e vetmja përgjigje ndaj krizave aktuale janë përpjekjet e vazhdueshme për të forcuar multilateralizmin.
“Multilateralizmi po vuan specifikisht në dy dekadat e fundit. Kemi disa organizata ndërkombëtare që nuk po japin atë që pritet. Ne jemi ende zona gri në stomakun e Evropës. Jemi rrethuar nga një kufi i BE, por ende nuk jemi të integruar. Ende duke luftuar për të zhvilluar tre elementet: demokracinë liberale bazuar në sundimin e ligjit, ekonominë e tregut të lirë dhe lirinë dhe të drejtat themelore të njeriut”.
Në edicionin e tretë të tij, Forumi i Diplomacisë së Antalias mblodhi krerët e shteteve dhe qeverive, ministra, diplomatë, liderë biznesi, akademikë, ekspertë dhe përfaqësues të rinjsh dhe mediash për një debat gjithëpërfshirës.
Tema kryesore e Forumit të këtij ishte “Përparimi i diplomacisë në kohë trazirash”.
Fjala e Ministrit Hasani ne panelin “Aftësia e BE-së për të formësuar tranzicionet globale”.
Moderatori: Kthehemi tek Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, gjithashtu dikur pjesë e OSBE-së. Si e shihni nga perspektiva e një vendi që gjithashtu synon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian? Si e shihni rolin e BE-së në rajon, por edhe në raport global?
Ministri Hasani: Faleminderit shumë për ftesën dhe faleminderit që më bëtë pjesë të këtij paneli, në të cilin mendoj se jam i vetmi jo europian midis jush dhe jam shumë i lumtur që jam jo europian. Nuk jam unionist europian, por jam një europian i vërtetë në të gjitha aspektet e mia. Jam i lumtur që jam në një panel të tillë të nderuar, me kaq shumë kolegë të shquar. Jam i lumtur të shoh që balanca gjinore në këtë panel është ruajtur. Fatkeqësisht, gratë janë në njërën anë dhe meshkujt në anën tjetër. Nuk duhet të jetë kaq dalluese sepse në shumë aspekte, unë besoj fort se multilateralizmi po vuan. Unë mund të përsëris vetëm atë që po thoshte Xavier. Multilateralizmi po vuan specifikisht në dy dekadat e fundit. Kemi një Këshill Sigurimi të Kombeve të Bashkuara që është disfunksional, që nuk është në gjendje të ofrojë atë që pritet nga ai. Kemi disa organizata ndërkombëtare që nuk mund dhe nuk po japin atë që pritet nga to. Dhe këtu po përmend KE, OSBE, dhe disa entitete të ngjashme të tjera në hapësirat euro-atlantike dhe euro-aziatike. Mund të përmend gjithashtu që ka mekanizma ku vendi im synon të bashkohet ose është pjesë e tyre, si Bashkimi Evropian dhe NATO, që edhe me problemet që kemi, kanë dhënë dhe mund të vazhdojnë të ofrojnë, sepse në para të gjithash, ne ndajmë të njëjtat vlera që krijojnë demokracitë liberale bazuar në sundimin e ligjit dhe ekonomitë e tregut të lirë. Bota nuk i sheh më faktet, në të njëjtën mënyrë ashtu siç bota nuk i sheh më faktet nga këndvështrime të ndryshme. Kemi situata ku i shohim faktet nga këndvështrime të ndryshme. Kjo ka të bëjë me luftën e agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës dhe mënyrën se si ne, komuniteti ndërkombëtar i të gjithë ngjyrave vepron dhe po sillet ndaj saj. Situata në Gaza, ku sulmet e tmerrshme të Hamasit nuk u dënuan të paktën nga Palestina në fazën fillestare. Por në të njëjtën kohë, duhet të dënojmë dhe të ngremë zërin për situatën e rëndë humanitare që është atje dhe gjithashtu për të gjetur zgjidhje që gjithmonë bazohen në atë në të cilën ne besojmë fort, në zgjidhjen e dy shteteve dhe dy popujve në rajon, por edhe çdo gjë që po vjen dhe çdo gjë që po prodhohet, pasqyrohet menjëherë në rajon. Unë vij nga Ballkani Perëndimor, e cila ka prodhuar luftëra, konflikte, duke përfshirë fillimin e Luftës së Parë Botërore në Evropë. Është një rajon që ndoshta ka më pak se 20 milionë njerëz dhe një sipërfaqe modeste, por, ai gjithmonë ka qenë një vend konflikti. Gjakderdhja në Evropë, para luftës në Ukrainë, ishte pikërisht në pjesën tonë të botës. Ne jemi ende zona gri në stomakun e Evropës, siç do të thoshte kryeministri im, jemi rrethuar nga një kufi i Bashkimit Evropian, por ende nuk jemi të integruar, ende duke luftuar për të zhvilluar ato tre elementet që përmenda më parë demokracinë liberale bazuar në sundimin e ligjit, ekonomitë e tregut të lirë dhe synojmë më lart për lirinë dhe të drejtat themelore të njeriut. A është kaq e zymtë? Po, është, sepse nuk ka të bëjë vetëm me sigurinë e fortë. Ne jemi duke luftuar. Ne jemi të bllokuar. Ne po shkojmë mrapa në shumë çështje, duke përfshirë ndryshimet klimatike, mënyrën se si sillemi ndaj mjedisit, mënyrën se si ndërveprojmë, ndërveprojmë me krizat globale, mënyrën se si shkuam me axhendë kombëtare edhe në reagimin ndaj pandemisë Covid-19.
Ajo çfarë mungon është fakti se, kujt do priste që në vitet 2023-2024 të shekullit të 21-të, ne do silleshim ekzaktësisht si një shekull më parë. Është saktësisht e njëjta gjë. Unë shoh saktësisht të njëjtat modele, të njëjtat tendenca. Aktorët kanë ndryshuar, por situatat janë të ngjashme dhe ne me të vërtetë duhet t’i qëndrojmë të drejtave tona themelore. Vërtet duhet t’u qëndrojmë institucioneve që kemi krijuar dhe nuk duhet të sillemi si entitete instinktive. Njeriu ka pranuar të krijojë shtetet, dhe shtetet kanë rënë dakord të krijojnë institucionet ndërkombëtare, jo të jenë instinktive. Fatkeqësisht, ky është trendi i ri. Dhe e vetmja përgjigje ndaj kësaj janë përpjekjet e vazhdueshme për të forcuar multilateralizmin.