Fjala e Ministrit të Financave, Ervin Mete, në seancë plenare mbi Projektligjin “Për miratimin e rezolutës nr. 265 (2023) “Mbi rritjen e kapitalit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)” - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Fjala e Ministrit të Financave, Ervin Mete, në seancë plenare mbi Projektligjin “Për miratimin e rezolutës nr. 265 (2023) “Mbi rritjen e kapitalit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)”

E nderuar zonja Kryetare,

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë,

Ky projektligj synon përmbushjen e detyrimeve të shtetit shqiptar kundrejt institucioneve financiare ndërkombëtare ku vendi ynë është anëtarësuar.

Ne jemi anëtar me të drejta të plota të BERZH, ku kemi aderuar që në vitin 1991. Çdo vend anëtar pranë këtij organizmi financiar duhet të pranojë kushtet dhe afatet e rezolutave që do të adoptohen nga Bordi Drejtues i BERZH-it.

Në dhjetor 2023, është miratuar Rezoluta Nr. 265 me objekt rritjen e kapitalit dhe në zbatim të kësaj Rezolute Shqipëria ftohet të nënshkruajë certifikatat e reja të pjesëmarrjes me vlerë 4,030,000.00 euro, që do të përbëjë shtesën e kapitalit të vendit tonë pranë BERZH.

Në cilësinë e vendit anëtar, Shqipëria vlerësohet të ketë përfituar nga fondet e BERZH-it në formën e huave me kushte lehtësuese në vlerën e rreth 968 milion Euro, ku aktualisht aktive janë katër projekte, të cilat financohen me kredi nga BERZH-i, me vlerë rreth 311 milionë euro.

Jo më larg se sot nënshkruam një grant nga BE-ja, granti më i madh nënshkruar ndonjëherë për projekte të investimit në vlerë 136 milionë euro, ku bashkëfinancuese për projektin Vorë Hani i Hotit me kredi të butë është BERZH dhe BEI.

BERZH është një nga institucionet mbështetëse më të rëndësishme që ne kemi për financim, jo vetëm në terma të mbështetjes së projekteve nga ana financiare, por edhe për shkak të ekspertizës dhe standardeve të larta që sjell në hartimin dhe zbatimin e projekteve.

Për të gjitha këto arsye ju ftoj që ta miratojmë rritjen e kapitalit me këtë institucion ndërkombëtar financiar.

Ju faleminderit!

Previous Mbështetja për vreshtarinë, Shqipëria i bashkohet Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV)