Fjala e Zëvendëskryeministrit Ahmetaj në Kuvend - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Fjala e Zëvendëskryeministrit Ahmetaj në Kuvend

Faleminderit Znj. Kryetare,
Unë do ta filloj me raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Besoj është një nga raportet më të rëndësishme për ne si qeverisje, si mazhorancë. Është nga më të detajuarit dhe të përgjegjshmit dhe është një manual shumë i rëndësishëm pune për qeverisjen. Sigurisht që ne nuk nxitohemi si opozita që e bën të zakonshme këtë rendjen me vrap për të dalë në para- konkluzione inkuizicioni, apo edhe balte. Ne i referohemi raportit me përgjegjshmëri dhe konkluzionet tona të cilat dalin të maturuara praktikisht, janë të reflektuara në raportet vjetore të departamentit me përmirësime të dukshme në reformën në drejtësi, në luftën kundër korrupsionit dhe sigurisht në gjithë aspektet e tjera të jetës.
Raporti sigurisht që, si të gjithë raportet, ka anën pozitive dhe anën e kritikave dhe kjo është edhe logjika e raportit. Por besoj ka një element të rëndësishëm atje, që është reforma në drejtësi, që ju jeni detyruar ta votoni, detyruar. Të gjithë ju si grup i bëtë bisht dhe ju kanë thirrur një nga një aty në atë ambasadë për ta votuar. Është kjo mazhorancë që e ka votuar dhe është një aset institucional i vendit për të gjithë vitet që vijnë, sot, pas një viti, pas dhjetë vjetësh e pas njëzet vjetësh, se proces është, sigurisht që ka problematikat e veta por, në finale, i maturuar, do t’i shërbejë, i shërben, vendit për të përmirësuar qeverisjen, jetën e qytetarëve dhe atë që i referohemi si e drejta e
ligjit në gjithë gjerësinë e vet.
Për sa i përket cfarë bën qeveria, qeveria e Republikës së Shqipërisë sot është e përgjegjshme për të përballuar krizat dhe rekordet i ka të shkëlqyera. Por pse i ka të shkëlqyera? Më gjeni një proces të dytë social si tërmeti. Cinik ishit, në të drejtën tuaj të zakonshme të rendjes përpara e me vrap për të nxjerr konkluzione të pamaturuara, dakord, bëjeni. Besoj që kjo është detyrë funksionale e opozitës që të pararendi duke sharë. Nuk e di, këtë besoj që e keni si konkluzion vetë.
Cfarë ndodhi me tërmetin? Mbi 40 mijë familje sot janë mbështetur, janë mbi 15 mijë familje që do marrin shtëpi të reja, falas. Më gjeni një proces në botë që të jetë si ky dhe në një vend që siç i referoheni ju, i varfër e i varfër. Jo, është vend në zhvillim, me problemet e veta patjetër, probleme serioze, strukturore-ekonomike e të tjera sa të duash, ama ia doli, dhe do shkojë 1.1 miliard investimi i buxhetit të shtetit në 4 e deri në 5 vite për t’i fshirë të gjithë gjurmët e tërmetit dhe shumica e tyre në vjeshtë nuk do ketë asnjë shenjë, pra në shumicën e territoreve, nuk do ketë asnjë shenjë nga tërmeti i vitit 2019.
Po më tej, pandemia. Vini këtu dhe nxirrni statistika që nuk kanë lidhje fare me statistikat zyrtare. Kanë qenë gjysmë milion qytetarë shqiptarë që janë mbështetur gjatë pandemisë, me të gjitha, që nga ilaçet, që nga rimbursimi i ilaçeve e deri tek ajo që quhet mirëmbajtja e të ardhurave, që është edhe fenomen teknik apo ndërkombëtar, po i referohem teknikisht, që ishte mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në nevojë edhe për bizneset dhe shkoi 4.6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, me faljen e taksave, me shtyrjen e taksave, me faljen e kamatëvonesave dhe gjobave tek energjia, apo me injektimin  drejtpërsëdrejti tek familjet e qytetarët.

Vijmë tek momenti i invazionit rus në Ukrainë që praktikisht ka ngacmuar gjithë globin dhe ka sot shtete që janë të zhvilluara, Gjermania apo Suedia, lexojeni, që kanë probleme edhe me furnizimin, që nga gazi edhe po të doni edhe ushqimet, edhe me çmimet e ushqimeve. Në Itali po, në Suedi po, në Gjermani po, por çfarë jemi ne? Ne nuk jetojmë në rrjetin ndërkombëtar? Gazi, nafta, energjia elektrike, më tregoni një rast tjetër, e kam edhe me përulësi po deshët, një rast tjetër ku energjia të jetë subvencionuar e gjithë diferenca e rritjes së çmimit si këtu, një tek. Janë 200 milionë dollarë që shkojnë drejtpërsëdrejti për subvencionim të çmimit të energjisë, për familjet dhe për biznesin e vogël, por edhe për ata të tensionit të mesëm, biznese, që vini këtu dhe flisni papërgjegjshmërisht, po edhe ata subvencionohen me mishelimin e çmimit nga burimet, hyni teknikisht. “Do rritet çmimi i energjisë”, mos luani me këtë, ju lutem, bëhuni serioz, keni qenë deri tani, nuk kam dëgjuar asnjëherë përveç mllef edhe ajo dëshira subkonshienciale për pozicion që në fakt “what goes around, comes around”, do ta shikoni. Pjesa tjetër është e papërgjegjshme nga ana profesionale. Ku ka rritje të çmimit të energjisë në Shqipëri? Ku ka? Tek qytetarët, ku ka? Tek biznesi i vogël? Nuk ka, dhe janë gati 360 milionë dollarë me gjithë pjesën e EBRD-së me kredinë, të cilat janë aty në buxhet për të mbrojtur qytetarët nga rritja e çmimit dhe për të garantuar furnizimin e energjisë elektrike.
Po paketa e rezistencës sociale, çfarë është? Çfarë është paketa? Kë ka ndihmuar? Mbi 500 mijë qytetarë, gjysmë milionë qytetarë. Po nuk e keni bërë mo, na thoni. Keni qeverisur Shqipërinë në dy sezone kohe nga ’92-shi deri në ’96-ën dhe nga 2005-a deri në 2013-ën, na tregoni njëherë që e keni bërë, një herë tek. I keni lënë qytetarët e Shkodrës që ju votojnë edhe mirë bëjnë, i keni lënë në ujë dhe ia paguam ne atë që duhet t’ua paguanit ju. Po 44 milionë dollarë, ato familjet në nevojë, kush i ka lënë me zero lekë? Ju. Po biznesin e vogël që e taksuat gati 10%, kush e bëri? Ju. Po ne çfarë bëmë? E beme taksën zero. Po janë gati gjysmë milionë qytetarë që janë të punësuar dhe paguajnë zero taksa, me tregoni një kuadrat fiskal, një logjikë fiskale, një politikë fiskale si kjo, kaq sociale, në një vend tjetër përveç se këtu. Më krahasoni Maqedoninë e Serbinë, e jua krahasova herën e kaluar, tregon që mbështetja sociale në këtë vend me gjithë vështirësitë ekonomike është maksimale.
Kam edhe një gjë tjetër që ta ndaj me kolegët e mi të mazhorancës, që ta dinë më tepër, ja ku i keni të dhënat ekonomike, rritur importi, rritur eksporti në vlerë dhe në peshë. Vitin e kaluar ekonomia arriti gati mbi 7%, është rekord në rajon. Lëngon ekonomia? Ekonomia ka vështirësitë e veta për shkak të tre krizave, nuk ka struktura ekonomike që të mos lëkunden nga këto tre kriza, puna është si përgjigjesh. Si jemi përgjigjur? Si? Tek qytetari në nevojë, tek nënat me tre fëmijë 18 vjeç e poshtë, tek familjet në nevojë, tek pensionistët, tek ata që kanë probleme shëndetësore, tek biznesi i vogël, tek ata që marrin nën 400 mijë lekë, tek kë të doni ju më thoni, tek biznesi, me mbështetje të drejpërdrejtë. Kjo është përgjigja dhe do t’ia dalim prapë siç ia kemi dalë tek tërmeti, siç ia dolëm edhe tek pandemia, nuk diskutohet fare. Debatet pastaj në parlament me subkoshiencë inkuizicioni, jeta është e gjatë, duhet t’i shohim.

Faleminderit.

Previous Çuçi: Mbi 80% e shërbimeve të Gjendjes Civile do të jenë online, s’ka më pritje nëpër sportele

Leave Your Comment