Fjala e zv.kryeministres Balluku - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Fjala e zv.kryeministres Balluku

Përshëndetje të gjithëve.

Sikundër është njoftuar dhe nga Kryeministri, ky është komunikimi i parë publik pas agresionit masiv që ne kemi pësuar përsa i përket një sulmi kibernetik që ka shqetësuar jo vetëm shqiptarët, por edhe partnerët dhe aleatët tanë. Këtu sot jam sëbashku me drejtoreshën e AKSH-it Mirlinda Karçanaj dhe me përfaqësues të Microsoft, të cilët na kanë qëndruar pranë në momentet më të vështira dhe kanë qenë kontribuues në zgjidhjen e problemit që ne kemi pasur. Megjithatë duhet thënë që ky agresion është një luftë e mirëfilltë nga e cila ne do të vazhdojmë të mbrohemi, pavarësisht se një pjesë e mirë e sistemeve janë rikuperuar, do të vazhdojmë të monitorojmë të gjithë situatën dhe çfarë është më e rëndësishme dhe çfarë duhet thënë dhe përsëritur është që sistemet po rikuperojnë, sistemet po kthehet të gjitha në normalitet, megjithatë vigjilenca jonë përsa i përket të gjitha problematikave që mund të sjellin edhe sulmet në vazhdim është maksimale.

Duhet të sqaroj pse sot ndodhemi këtu pa media, për shkak të protokolleve të sigurisë dhe të kërkesës nga Microsoft për të mos patur komunikim apo pyetje nga mediat, por për të qenë një komunikim i drejtpërdrejtë me të gjithë publikun për të sqaruar situatën, kjo është arsyeja pse sot nuk kemi gazetarë në këtë sallë. Megjithatë unë do të desha të informoja edhe për disa hapa të rëndësishme që janë ndërmarrë nga qeveria, duke pasur parasysh që ditën e djeshme ka pasur dhe një takim tjetër të komitetit për mbrojtjen kibernetike dhe janë lënë një sërë detyrash për të gjithë aktorët e fushës dhe sigurisht janë marrë edhe vendime që ne do të zbatojmë në të ardhmen, si dhe për bashkëpunimin që do të kemi si me aleatët dhe partnerët tanë, ashtu edhe me të gjithë teknikët siç është rasti i Microsoftit që ka dhënë mbështetjen, apo duhet përmendur këtu edhe fakti i përfshirjes së FBI, duke na dhënë mbështetje nga dita e parë apo dhe shërbimeve të tjera inteligjente.

Do preferoj që ti kaloj fjalën për të dhënë një informacion më të gjerë drejtoreshës së AKSH-it, znj.Karçanaj dhe më pas edhe përfaqësuesit të skuadrës i cili ka kontribuar personalisht, por edhe me të gjithë kolegët e tij këtu në Shqipëri të skuadrës së Microsoftit. Dhe për përmbyllje do të vazhdojmë edhe me disa informacione të tjera. Është e rëndësishme që Linda të japë një panoramë të sistemeve sesi funksionojnë sot, çfarë kemi rikuperuar, çfarë do bëjmë ditët në vazhdim për të qenë sa më transparent me secilin qytetar dhe secilin punonjës të administratës, të cilët padyshim duhet të gjejmë rastin dhe Linda do ta bëjë gjithashtu, që ti falenderojmë për të gjithë mirëkuptimin dhe angazhimin që kanë pasur në këtë luftë që sado që është e padukshme pasi është kibernetike, nga ana tjetër sot është një nga luftërat më masive, më devastante, përsa i përket sistemeve dhe përsa i përket edhe shkallës së goditjes që kemi pasur. Shkalla e goditjes ka qenë masive, ka qenë e lartë, por për shkak edhe të përgatitjes së stafeve të cilët janë pjesë e AKSH-it dhe unë gjej rastin që ti falenderoj të gjithë djemtë dhe vajzat që kanë kontribuar sigurisht, duke qenë nën mbikëqyrjen dhe nën kujdesin e znj.Karçanaj, por edhe të gjithë punonjësve të tjerë të administratës që sot edhe për shkak të kësaj eksperience janë padyshim më sensitiv se kurrë ndaj një lufte me të cilën do të fillojmë të mësohemi. Lufta kibernetike është padyshim arma e cila po përdoret sot për të gjunjëzuar shtete, kompani apo edhe më gjerësisht.

 

***

Faleminderit shumë Kevin. E përsëris falënderimin, i cili në këto momente të vështira prezenca e skuadrës së DART të Microsoftit, ka qenë jetike për ne. Padyshim ne kemi djem dhe vajza të cilët janë thellësisht të përgatitur, kjo ka qenë një nga vlerësimet që kemi marrë si nga Jones Group, që gjej rastin që ti falenderoj edhe ata për mbështetjen që na kanë dhënë gjatë kësaj periudhe të vështirë, por edhe një vlerësim që ka ardhur nga skuadra e Microsoftit. Në stafet e AKSH-it gjenden vajza dhe djem të aftë të cilët mund të përballojnë padyshim sfida të tilla. Por, nga ana tjetër ashtu siç thamë bëhet fjalë bëhet fjalë për një atak masiv dhe një agresion të vërtetë kibernetik, i cili edhe kur i kemi pyetur specialistët kanë thënë që ka qenë nga një grup i mirëstrukturuar hakerash dhe jo një haker amator siç mund të thuhej. Megjithatë unë do të desha të bëja thirrje për të gjithë ata të cilët kanë vendosur që të komunikojnë publikisht idetë dhe mendimet e tyre. Në situata të tilla do të ishte shumë më mirë që të prisnim atë që edhe znj.Karçanaj tha, një hetim të thellë të të gjithë këtij sulmi kibernetik, i cili po bëhet nga agjencitë përkatëse dhe që pas raportit padyshim do të jetë një raport që për aq sa do mundemi do të bëhet transparent, pasi ka dhe pjesë në sulmet kibernetike, ashtu siç thamë dhe sot që mungesa e gazetarëve në sallë vjen për shkak të kërkesës që Microsoft na ka bërë, duke qenë se ka një shkallë të sekretimit të të gjithë procesit, i cili nuk mund të bëhet transparent në këto momente. Megjithatë gjithçka që do të mund të bëhet transparente pas hetimit të plotë të këtij agresioni, ne do ta bëjmë me shumë kënaqësi. Deri në atë moment për të mos patur dezinformim të qytetarëve apo qoftë dhe të punonjësve të administratës, të cilët janë të shumë dhe janë përballur më këtë situatë, do të ishte mirë të ishim të kujdesshëm në gjithçka themi dhe në gjithçka marrim përsipër për të pasur parasysh që teknologjia ndryshon, nga çfarë aplikohet sot në AKSH, apo çfarë aplikohet në vendet e tjera apo çfarë diturie apo dijeni mund të kenë të gjithë ekspertët, ky nuk është një moment për të shprehur apo për tu përdorur politikisht, ky është një moment i cili ka prekur shqiptarët dhe ashtu siç e thashë në fillim të fjalës sime, ka shqetësuar padyshim edhe partnerët, pasi Shqipëria është vënë në shënjestër dhe ky atak ka krijuar një sërë problematikash. E rëndësishme është dhe është kjo diçka për tu shënuar në gjithë procesin që vetëm në 4 ditë kemi pasur rikthim të më shumë se 98% të shërbimeve dhe siç znj.Karçanaj e përmendi një pjesë e mirë e këtyre shërbimeve po rikthehen.

Padyshim nga momenti që ne kemi vendosur që shërbimet të jenë pothuajse të gjitha online edhe sensibiliteti i këtyre shërbimeve duke qenë online është më i madh. Për këtë arsye përveç punës që ne po bëjmë për të kaluar të gjithë këtë situatë, nga ana tjetër po marrim një sërë masash dhe ky është një mësim edhe për AKSH-in, edhe për gjithë strukturat e tjera, për të na treguar pikat e dobëta, pasi çdo sistem ka pika të dobëta, kudo, edhe sistemet më inteligjente që përdoren nga forcat militare apo edhe nga struktura të tjera sërish kanë pikat e tyre të dobëta dhe ne po nxjerrim një mësim, po bëjmë një skanim të të gjitha sistemeve, skanim të forcave të cilat janë dhe punojnë për të mbrojtur apo për të operuar me këto sisteme dhe për të dalë më pas në një rezultat, qoftë edhe për një reformim të thellë të të gjithë sektorit, apo nga ana tjetër edhe për të ngritur të gjitha ato mburoja kibernetike që do të na duhet për të ardhmen.

Është e rëndësishme të themi që ne punojmë me partnerë ekselentë, siç është rasti i Microsoftit apo edhe ndihma që na është dhënë nga Jones Group, por pa harruar këtu edhe gjithë ndihmën që kemi marrë nga aleatët, edhe nga partnerët, duke nisur edhe nga kontributi i rëndësishëm që FBI ka dhënë.

Falenderoj dhe njëherë Lindën për punën e saj, për ato ditët pa gjumë që sëbashku me stafin më shumë se dy javë tashmë ka qenë në krye të këtij operacioni. Falenderoj Kevin dhe të gjithë skuadrën që ndodhet këtu në Tiranë dhe do të vazhdoj të qëndroj edhe në ditët e ardhshme dhe falënderoj të gjithë punonjësit e administratës për angazhimin që kanë pasur dhe mirëkuptimin që kanë treguar. Edhe njëherë faleminderit të gjithë qytetarëve dhe ne do të qëndrojmë në komunikim të vazhdueshëm publik për të bërë transparent atë pjesë të këtij procesi, e cila mund të bëhet transparente dhe duke ruajtur të gjithë pjesën tjetër teknike apo edhe sekretimin e disa proceseve që na janë kërkuar edhe nga partnerët edhe nga Microsoft që operon në këto momente.

Shumë faleminderit për vëmendjen!

Previous Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) Mirlinda Karçanaj informon lidhur me situatën pas kundërpërgjigjes ndaj sulmit kibernetik

Leave Your Comment