Fjala e Zv.kryeministres, njëherësh Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Fjala e Zv.kryeministres, njëherësh Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave

Përshëndetje të gjithëve!

Në aktet e shumta që janë miratuar sot në Këshillin e Ministrave, vlen që të bëhet publik dhe të përmendet një akt i rëndësishëm, VKM-ja e titulluar: “Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje me qëllim fitimin”. Për të qenë pak më specifike përsa i përket këtij akti, i cili në ditët në vazhdim do të ketë edhe komunikime të tjera publike, që do t’ju ndihmojnë për të kuptuar të gjithë situatën, ka të bëjë me të gjitha ato ndërtesa pa leje në Republikën e Shqipërisë ose siç ka një trend në kohët e fundit për ndërtimin e shtesave mbi lejet që i janë dhënë nga bashkitë, apo nga KKT-ja.

Kjo kohë ka mbaruar! Ky lloj trendi fatkeqësisht shumë i zhvilluar kohët e fundit ka një lloj sjellje që pavarësisht se leja mund të jetë 7 kate, i bëjmë dhe 3 kate sipër për ti legalizuar më pas. Kjo nuk do të ndodhë më dhe për më tepër të gjitha ndërtesat të cilat kanë këtë lloj specifike do të konfiskohen për përdorim publik. Do ti jepen si kompensim atyre qytetarëve të cilët preken nga projektet publike ose do të përdoren si fonde për të shpronësuar të gjithë qytetarët të cilët sërish preken nga projekte publike.

Duhet pasur parasysh që i gjithë ky proces është një proces i gjatë, i bazuar në ligj, por që ka për qëllim dekurajimin e të gjithë kompanive ndërtuese që të shkelin ligjin edhe duke qenë nën mbikëqyrjen e institucioneve tona. Për çdo ndërtesë, e cila tashmë rezulton se ka shkelur lejen apo për çdo ndërtesë të ndërtuar pa leje në territorin e Republikës së Shqipërisë do të ketë edhe një investigim për të gjitha ato institucione që kanë si detyrë kontrollin e territorit dhe kjo gjë ka ndodhur nën hundën e tyre. Pasi ne me të vërtetë identifikojmë që ka edhe një tolerancë nga vetë institucionet për ti lënë këto kompani në abuzim, ndërkohë që si ndodh që një qytetar që rregullon çatinë apo që ndryshon pllakat e oborrit menjëherë vihet nën mbikëqyrjen e policisë apo të IKMT-së apo të institucioneve të tjera.

Ky është një proces shumë i gjatë. Është një proces i cili ne e kemi studiuar prej kohësh. Nuk do të ketë tolerancë për asnjë nga ndërtuesit të cilët kanë shkelur lejet apo kanë ndërtuar pa leje dhe gjithçka që është ndërtuar pa leje do të kalojë në përfitim të popullit. Këto ndërtesa, këto kate, këto metra katrorë, do të përdoren për të akomoduar familje në nevojë, do të përdoren për nevoja të shtetit, për zyra. Do të përdoren gjithashtu, siç ju thashë, duke qenë se kjo VKM i jep tre mundësi ndërtuesit i cili ka krijuar këtë lloj shkelje. Mundësia e parë është parapagesa e metrave katrorë që ka ndërtuar, pra ato që ka ndërtuar jashtë lejes do të mund ti para blejë vetë ndërtuesi, përveç gjobës që do të paguajë. Në rastin e dytë, ndërtuesi thjesht i dhuron këto metra katrorë. Rasti i tretë padyshim është konfiskimi, ashtu siç e parashikon dhe ligji, por ku ndërtuesi do të përballet edhe me çështjen penale sipas parashikimit të ligjit.

Pyetje: Zonja Ministre, vende të ndryshme të Bashkimit Europian po diskutojnë si masë strikte për krizën e energjisë ndërprerjen e energjisë elektrike pas orës 22. A e ka në konsideratë Qeveria një skenar të tillë? Faleminderit

Nuk më rezulton që të ketë masa për ndërprerje të energjisë pas orës 22 sepse do ishte një masë emergjence shumë e madhe, por nuk ndodh kjo. Pas orës 22 kërkohet ndërprerja e ndriçimit publik. Gjermania e ka aplikuar këtë dhe do të thoja që, aplikimi i ndriçimit publik, i njësive tregtare dhe i gjithçka je tjetër ndodh nga ora 4 pasdite deri në orën 10 të darkës. Vetëm ai interval lejohet që të ketë drita të ndezura, por flasim gjithmonë për ambientet publike dhe pas atij momenti fiken dritat deri të nesërmen në orën 4 pasdite.  E ka nisur Gjermania, po e aplikojnë edhe shtete të tjera. Është pjesë e paketës së kursimit të energjisë.

Sigurisht ne nesër, së bashku me Kryeministrin, do të bëjmë prezantimin e paketës për energjinë, përsa i përket edhe fashës 800 kilovatorë që do të filloj aplikimin nga 1 tetori, edhe disa masa të tjera drastike që ne do duhet të ndërmarrim në vazhdim. Disa janë marrë si praktikat më të mira nga shtetet e tjera europiane, disa janë kostumizuar me kërkesën e vendit tonë, kështu që nesër do të kemi mundësi në orën 9 që ta prezantojmë të gjithë paketën e krizës energjetike.

Pyetje: Zonja Ministre, Qendra Kombëtare e Biznesit ka pezulluar statusin aktiv të kompanisë ajrore “Air Albania” pasi kjo e fundit nuk ka deklaruar pronarët përfitues, por nuk ka deklaruar as bilancin e tre viteve të fundit. Keni një koment për këtë?

Komenti i parë që do të bëj është që “Air Albania” është një kompani private në 90% të aksioneve të saj dhe shteti shqiptar ka 10% të aksioneve. Fakti që QKB-ja zbaton ligjin, pavarësisht se shteti është 10% aksioner, tregon se sa mirë funksionojnë strukturat shtetërore dhe është për tu përgëzuar për të thënë të drejtën. Ndërkohë, përsa i përket procesit unë jam informuar sot paradite që është një proces rutinë i ndodh disa kompanive kur ata nuk dorëzojnë dokumentacionin e duhur justifikues për të pasur të gjithë le të themi dritën jeshile nga QKB-ja. Kështu që i është kërkuar “Air Albania, duke qenë se një nga pronarët është Turkish Airline dhe është pronar i huaj, ndoshta i pa mësuar me rregullat e Republikës së Shqipërisë që të dorëzoj menjëherë përfituesin fundor, pasi ky ka qenë dhe problemi që është shtuar nga QKB-ja.

Në informacionin tim di që do të kryhet brenda ditës së sotme, pra nuk është asgjë e jashtëzakonshme. Unë e kuptoj që ka marrë dhe një konotacion në media, kompania shtetërore, siç ju thashë shteti ka 10% dhe me qenë se ne kemi 10% dhe kemi informacione për atë kompani, parashikohet që pas muajit tetor, pra pas përfundimit të sezonit, “Air Albania” do të ketë një ekspansion të biznesit të saj duke shtuar avionët, flotën, duke shtuar fluturimet dhe destinacione. Kështu që për “Air Albanian” ka vetëm lajme të mira në të ardhmen dhe çfarë ka ndodhur sot tregon vetëm që shteti shqiptar kërkon që të zbatohet ligji edhe kur ai vetë është bashkëpronar.

Pyetje: Zonja Balluku pak më parë kryeministri Rama bëri publike ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin për shkak se ky shtet qëndron pas sulmeve kibernetike. Pas hetimeve që janë kryer a është kuptuar se pse Shqipëria ka qenë objektiv i këtij sulmi nga ky shtet dhe a për shkak të muxhahedinëve Shqipëria është goditur dhe sa i siguron shteti shqiptar qytetarët e saj që Irani do të qëndroj deri tek sulmet kibernetike dhe nuk do shkoj më tej ndaj sulmeve ndaj vendit tonë?

Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në Europë. Shqipëria është një vend që nuk është vendosur kurrë nën sulme terroriste dhe jo për faktin se nuk jemi të ekspozuar, pasi dhe vetëm fakti që jemi anëtarë të NATO-s na bën që të kemi armiqtë tanë, por sigurisht ka qenë gjithmonë një punë e mirë e bërë nga shërbimet, nga grupet e anti terrorit dhe unë ju siguroj, dhe me këtë rast të gjithë qytetarët shqiptarë, që ne do vazhdojmë të bëjmë të njëjtën punë të mirë për ti pasur qytetarët tanë të sigurt dhe të pa ekspozuar ndaj çdo lloj sulmoi tjetër.

Faleminderit shumë. Ditë të mbarë!

Previous Videomesazh i Kryeministrit Edi Rama lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare

Leave Your Comment