Flukset turistike, Kumbaro: 1 milionë vizitorë të huaj gjatë dy muajve të parë të këtij viti - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Flukset turistike, Kumbaro: 1 milionë vizitorë të huaj gjatë dy muajve të parë të këtij viti

Rreth 1 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë në dy muajt e parë të vitit 2024. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka publikuar shifrat e flukseve hyrëse për muajin shkurt, ku 480, 539 vizitorë të huaj kanë vizituar vendin tonë ose 55% më shumë se shkurti i vitit të kaluar.

“Fantastike shifrat e muajit shkurt, me 55% më shumë vizitorë se shkurti i vitit të kaluar, duke bërë që Shqipëria të presë rreth 1 milionë turistë të huaj vetëm në dy muajt e parë të vitit 2024”, shkruan ministrja Kumbaro në rrjetet sociale.

Ndërkohë, për dy muajt e parë të vitit 2024 kanë udhëtuar drejt Shqipërisë 41% më shumë turistë të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Shifrat e larta hyrëse gjatë muajve të dimrit (janar-shkurt) konfirmojnë tendencat për ta vizituar vendin tonë si atraksion gjithëvjetor dhe jo më sezonal i lidhur me turizmin e bregdetit.

Previous Berat, Transformimi urban vijon me jetësimin e një sërë projekteve dinjitoze për qytetin