Rritja e ekporteve shqiptare dhe krijimi i një klime të favorshme për biznesin është ndër prioritetet e qeverisë shqiptare. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, mori pjesë në forumin e biznesit mes Shqipërisë-Arabi Saudite, që u zhvillua në Tiranë.
Në fjalën e saj ministrja Denaj u shpreh se aktualisht bujqësia përfaqëson 19 % të të gjithë shërbimeve. Duke bërë një përmbledhje të situatës të sektorit bujqësor, ministrja tha se, vitet e fundit janë rritur investimet, sipërfaqet e serave janë dyfishuar me një synim të qartë: rritjen e eksporteve dhe objektivin tonë në një milliardë dollar deri në 2030.
Ministrja i njohu sipërmarrësit arabë me të dhënat tona të ujit dhe bimëve medicinale, vajin e ullirit, për të cilat sipas ministres kemi kapacitete ende të pashfrytëzuara.
“Në aspekt me infrastrukturën e ujitje-kullimit vendi juaj ka një eksperiencë të pakrahasueshme. Ne absolutisht mund të vendosim në prespektivat tona shumë nevoja, por inovacioni dhe automatizimi duhet të ishte një kërkesë e qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për të t’a ndihmuar. Kjo nuk është marrdhenie biznes me biznes, por një marrëdhënie gjithëpërfshirëse dhe këtu do të ndërhyja unë si përfaqësuese e ministrisë, të kishim sa më shumë mundësinë për të ndihmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë si sektorin bujqësor shqiptar në marrëdhënie me ju, për të ralizuar objektivat e eksporti që mund t’a zhvillojmë” u shpreh Ministrja Denaj, duke i ftuar sipërmarrësit arabë të investojnë në Shqipëri.
Një ndër pikat të cilat Ministrja e theksoi ishte ajo e lehtësimit të politikës fiskale që qeveria jonë,e ka ndërmarrë në sektorin e agroturizmit.