Forumi Ndërkombëtar i Turizmit në Tiranë, Kumbaro: Shqipëria kandidon për Këshillin Ekzekutiv të UNWTO, në tre muajt e parë të vitit 59% më shumë vizitorë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Forumi Ndërkombëtar i Turizmit në Tiranë, Kumbaro: Shqipëria kandidon për Këshillin Ekzekutiv të UNWTO, në tre muajt e parë të vitit 59% më shumë vizitorë

Nga Pallati i Kongreseve, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka mbajtur fjalën e hapjes në ceremoninë e “Forumit Ndërkombëtar të Turizmit të Qëndrueshëm” duke u dhënë në mënyrë simbolike të pranishmëve çelësin që hap portat e turizmit të vendit tonë, i cili sipas ministres Kumbaro është mikpritja shqiptare.

“Çelësi që hap të gjitha portat e dritaret e Shqipërisë turistike quhet “Mikpritja shqiptare”, që nuk ka shkollë që e mëson e nuk ka yll “Michelin” që e vlerëson.  Bujaria dhe mikpritja e mysafirit është genetike te shqiptarët, dhe për pasojë është ADN-ja e Turizmit shqiptar.”

Në fjalën e saj, ministrja Kumbaro përmendi suksesin e vitit që shkoi, kur Shqipëria u cilësua nga Organizata Botërore e Turizmit si vendi me performancën më të mirë të rekuperimit pas Covid-19, duke dhënë lajmin se në 3 muajt e parë të këtij viti, Shqipëria ka pritur 59% më shumë vizitorë të huaj krahasuar me një vit më parë. Një tjetër lajm që ministrja Kumbaro ndau nga Pallati i Kongreseve në eventin më të rëndësishëm të vitit për turizmin shqiptar, ishte kandidimi i Shqipërisë si anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Turizmit.

“Unë dua të ndaj me ju kandidimin e Shqipërisë si anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Turizmit dhe ftoj të gjithë kolegët e mi të vendeve anëtare që do të votojnë, ta mirëpresin këtë kandidim sepse Shqipëria do të dijë të jetë një ambasadore e denjë e turizmit në Europë, pranë kësaj organizate botërore”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Kryeministri Rama tha se shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit. “Në këtë konventë ndërkombetare të turizmit ndihuni zotër në shtëpinë tonë. Shijojeni dallimin e skajshëm mes sterotipit të Shqipërisë në mediat tuaja dhe perceptimit të vetë shqisave tuaja, për vendin krejt tjetër ku keni ardhur sot. Ju siguroj që ky që shihni, është i vërteti”, ishte mesazhi i kryeministrit Rama për të ftuarit.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili vlerësoi Shqipërinë si destinacion me rritje të shpejtë, duke theksuar se në tre vitet e fundit, UNWTO ka punuar drejt riorientimit të turizmit, duke u vendosur përballë përgjegjësive në lidhje me ndryshimet klimatike.

“Ndihem i motivuar të shoh Shqipërinë që ecën përpara drejt turizmit të qëndrueshëm për të tërhequr vizitorë dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik. Nuk kam asnjë dyshim se Shqipëria do të jetë një destinacion në rritje, si në përmasa ashtu edhe në ndikim”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i UNWTO.

I pranishëm në Forum ishte Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Frans Timermmans, njëkohësisht drejtues i Agjendës së Gjelbër Europiane, i cili u shpreh se elementi thelbësor i udhëtimit nuk është të lëvizësh në hapësirë, por të lëvizësh në kulturat njerëzore, të lëvizësh në mendjet e tyre, t’i kuptosh më mirë ato. “Shqipëria ka disa prej plazheve më të bukura që kam parë. Keni disa prej rezervateve më të bukura natyrore, maleve më të bukura që kam parë. Imagjinojeni të mund ta zhvilloni këtë në mënyrë që të kremtohet mjedisi natyror. Shqipëria e ka këtë mundësi”, u shpreh Timmermans.

E ftuar e veçantë në Forumin Ndërkombëtar të Turizmit ishte historiania dhe autorja e shumë programeve televizive në Mbretërinë e Bashkuar, Bettany Hughes, autore e emisionit “Thesaret e Botës”. Në fjalën e saj, ajo u shpreh se Shqipëria është vendi i duhur për të folur për turizmin dhe udhëtimin e qëndrueshëm.

Previous Forumi Ndërkombëtar i Turizmit “FESTA”, një platformë diskutimi me pjesëmarrje botërore, si një promovim i jashtëzakonshëm për Shqipërinë