Forumi Strategjik i Bledit, Slloveni - Rregulli i pushtetit apo pushteti i sundimit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Forumi Strategjik i Bledit, Slloveni – Rregulli i pushtetit apo pushteti i sundimit

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, projekt i qeverisë sllovene, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe Qendra për Perspektivë Evropiane.  Forumi zhvillohet çdo vit në fund të verës, si një platformë gjithëpërfshirëse me një pjesëmarrje të larmishme personalitetesh nga fusha e politikës, diplomacisë, ekonomisë, sektorit privat e publik dhe akademikë, të cilët mblidhen së bashku për të diskutuar sfidat kryesore në shekullin e 21-të.

Qëllimi i Forumit është të inkurajojë aktorët pjesëmarrës për të diskutuar dhe shkëmbyer mendime dhe për të gjetur zgjidhje novatore për sfidat rajonale dhe globale.

Kryeministri Rama do të jetë pjesë e Panelit të liderëve, i cili  këtë vit ka si temë diskutimi “Rregulli i pushtetit apo pushteti i sundimit. E ardhmja e BE dhe sistemi shumë palësh i marrëdhënieve ndërkombëtare.” – ku liderë europianë, si Presidenti i Republikës së Sllovenisë Borut Pahor, Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenković, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, etj, do të diskutojnë lidhur me temën, nën moderimin e Ali Aslan, gazetar dhe prezantues programesh televizive në Gjermani.

Forumit do t’i adresohet online edhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.

Previous Nderim dhe Mirënjohje për kampionin kuqezi të ringut botëror Florian Marku

Leave Your Comment