Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, projekt i qeverisë sllovene, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe Qendra për Perspektivë Evropiane. Forumi zhvillohet çdo vit në fund të verës, si një platformë gjithëpërfshirëse me një pjesëmarrje të larmishme personalitetesh nga fusha e politikës, diplomacisë, ekonomisë, sektorit privat e publik dhe akademikë, të cilët mblidhen së bashku për të diskutuar sfidat kryesore në shekullin e 21-të.
Qëllimi i Forumit është të inkurajojë aktorët pjesëmarrës për të diskutuar dhe shkëmbyer mendime dhe për të gjetur zgjidhje novatore për sfidat rajonale dhe globale.
Kryeministri Rama do të jetë pjesë e Panelit të liderëve, i cili këtë vit ka si temë diskutimi “Rregulli i pushtetit apo pushteti i sundimit. E ardhmja e BE dhe sistemi shumë palësh i marrëdhënieve ndërkombëtare.” – ku liderë europianë, si Presidenti i Republikës së Sllovenisë Borut Pahor, Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenković, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, etj, do të diskutojnë lidhur me temën, nën moderimin e Ali Aslan, gazetar dhe prezantues programesh televizive në Gjermani.
Forumit do t’i adresohet online edhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.