Fuqizim i nënave me shumë fëmijë, Manastirliu: Mbi 5200 gra kanë përfituar subvencionim të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për janarin - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Fuqizim i nënave me shumë fëmijë, Manastirliu: Mbi 5200 gra kanë përfituar subvencionim të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për janarin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, me Ministren e  Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, kanë marrë pjesë në një takim me gratë përfituese nga programi i ri i mbështetjes me sigurime shoqërore dhe shëndetësore në qarkun e Shkodrës.
Manastirliu theksoi se ky program do të fuqizojë të gjitha nënat me shumë fëmijë, ku vitet e përkujdesit të fëmijëve do të njihen si vite pune.
“Janë 5,210 nëna të papuna me më shumë se tre fëmijë që kanë përfituar mbështetjen për muajin Janar dhe do të përfitojnë mbështetjen në vijim në të gjithë Shqipërinë. Por janë më shumë se 9 mijë nënat që kanë aplikuar në këtë program dhe programi do vijoj të jetë i hapur për të aplikuar të gjitha ato të cilat kanë nevojë për të patur mbështetjen për të rritur dhe për t’u kujdesur për fëmijën e tretë, të katert apo më shumë. Ne qarkun e Shkodrës janë më shumë se 500 nëna perfituese dhe pikërisht në Bashkinë Shkodër ku ne jemi sot jane më shumë se 250 gra përfituese”,- tha Manastirliu.
Duke theksuar se programi nuk është burokratik, Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se kjo politikë e re vjen në vazhdën e politikave sociale të deritanishme dhe se mbështetja me programet sociale për gratë dhe shtresat në nevojë do të vijojë.
Ministrja Elisa Spiropali, e ka konsideruar këtë politikë sociale si mbështetje dhe vlerësim për të gjitha nënat me shumë fëmijë.
“Rritja e fëmijëve dedikimi dhe lodhj është e madhe dhe duke patur këtë parasysh ne e sollëm dhe e materializuam ketë projekt ndërmjet shumë iniciativave që në qarkun e Shkodrës dhe kemi tani me qindra familje mbi 500 në qarkun e shkodrës dhe uroj që ky numër të shtohet, pasi aplikimi është shumë i thjeshtë. Është një mbështetje e konsiderueshme por edhe vlerësim për të gjithë gratë”,- tha Manastirliu
Pas nismës së Këshillimit Kombëtar, qeveria miratoi programin e mbështetjes për nënat e papuna me tre apo më shumë fëmijë të mitur, si një paketë mbështetëse që garanton mbrojtje sociale të barabartë, mirëqënie sociale,
mbrojtje të rolit të gruas dhe fuqizimin e saj brenda familjes, duke vlerësuar punën e papaguar, me qëllim mirërritjen e fëmijëve të mitur që nga lindja e tyre deri në moshë parashkollore, si edhe duke njohur kontributin e punës së papaguar. Kjo politikë e re përmirëson cilësinë e jetesës brenda familjes dhe gjithashtu pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e shkallës së lindshmërisë në vend.
Previous Ministrja Kushi në Komisioni për Edukimin: 200 shkolla të tjera me SmarbLab-e, nga marrëveshja me Bankën Botërore