Fuqizimi i të rinjve, Ministri Mazniku: Qytete më të mira, më shumë mundësi për të rinjtë. - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Fuqizimi i të rinjve, Ministri Mazniku: Qytete më të mira, më shumë mundësi për të rinjtë.

Në panelin e organizuar në kuadër të 1 vjetorit të Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029, me temë “Fuqizimi dhe pjesëmarrja e të rinjve në shoqëri”, Ministri i Shtetit të Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku tha se rinia duhet të trajtohet si e tashmja e vendit, jo vetëm si e ardhmja.

 

“Sa herë që hapet diskutimi për të rinjtë dhe pjesëmarrjet e te rinjve, një nga gjërat që kur kam qenë aktivist rinor më ngrinte, acaronte nervat në mënyrë të vazhdueshme është që kur bëheshin takime me politikanë dhe thonin se: Rinia është e ardhmja… Teksa presupozohej që ky mesazh të ishte një mesazh teorikisht shpresëdhënës, mua më acaronte sepse më dukej sikur mesazhi nëntekst ishte që me ju do merreni më vonë se ju jeni e ardhmja, nuk është ky momenti, me rininë do merremi një moment tjetër, kur të mos jeni më e ardhmja, kur të jeni e tashmja. Kështu që rinia nuk duhet të trajtohet si e ardhmja, duhet të trajtohet si e tashmja dhe duhet të kemi diskutime rreth çështjeve dhe gjërave që rinia mund të bëjë dhe duhet të bëjë sot apo angazhime që mund dhe duhet të ndodhin sot në fusha të ndryshme”

 

Mazniku u shpreh se sfidat më të mëdha të të rinjve në ditët e sotme janë sfida urbane që lidhen në një mënyrë apo një tjetër me qytetin prandaj të ndërtojmë qytete më të mira është një mënyrë për të krijuar një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë për të rinjtë.

 

“Paradigma që unë dua të hedh për një diskutim dhe për të, ndoshta dhe si një tezë diskutimi, është që unë besoj që ne mund të krijojmë një shoqëri më të mirë dhe më të drejtë, më të barabartë për të rinjtë nëse ne krijojmë qytete më të mira”

Ministri Mazniku tha gjithashtu se vizioni i qeverisë për të ardhmen është të bashkërendojë të gjitha forcat ku padyshim një nga motorët kryesore të këtyre forcave në vend është rinia, në mënyrë që Shqipëria e 2030 të jetë vendi më i avancuar në rajon, në pak a shumë të gjitha fushat dhe të jetë një vend i cili synon të jetë i krahasueshëm dhe me vendet e Evropës në 3 fusha specifike: turizëm ku padyshim roli i të rinjve është i jashtëzakonshëm, në teknologji ku gjithashtu roli i të rinjve është i pazëvendësueshëm, dhe në fushën e energjisë ku serish të rinjtë kanë një rol të jashtëzakonshëm për të luajtur nëpërmjet kombinimit të investimeve në kapital njerëzor

 

Previous 1 vjetori i zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029, fjala e ministres Muzhaqi