Godinë e re për Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës, Manastirliu: Korpusi i ri me standarde europiane - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Godinë e re për Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës, Manastirliu: Korpusi i ri me standarde europiane

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka inspektuar një ndër investimet më të rëndësishme në fushën e arsimit të lartë, projektin e ndërtimit të Godinës së Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik i Tiranës (UPT).

Ky projekt vihet në zbatim në kuadër të Paktit për Universitetin, duke synuar të ofrojë hapësira moderne dhe të përshtatshme për rreth 3700 studentë.

Projekti,  parashikon ndërtimin e një kompleksi ndërtesash dhe për zbatimin e këtij projekti, që pritet të përfundojë në vitin 2026, janë angazhuar personeli akademik dhe studentët e UPT.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila pa nga afër ecurinë e zbatimit të këtij projekti madhor, theksoi rëndësinë e këtij projekti si një hap të rëndësishëm për të avancuar standardet e arsimit të lartë në Shqipëri dhe për të ofruar mundësi më të mira për studentët. Ajo vuri në dukje se kjo investim publik jo vetëm që përmirëson infrastrukturën edukative, por edhe hap rrugën për rritjen e kapaciteteve dhe bashkëpunimin në nivel ndërkombëtar.

“Fakultetit të Arkitekturës dhe atij të Ndërtimit, brenda vitit 2026 do të kenë shtëpinë e tyre të re që është pikërisht Korpusi i Universiteteve të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës që do të jetë me parametra evropianë, një tjetër xhevahir që i shtohet kolanës së investimeve në arsimin e lartë ku ne jemi duke ecur me ritme të shpejta. Vetëm për vitin 2024 buxheti që i dedikohet infrastrukturës së arsimit të lartë është 1.5 miliard lekë. Ky është një buxhet i cili synon që të optimizojë standardet e edukimit për arsimin e lartë”, tha Manastirliu.

Ndërtesa e re do të jetë një shtëpi e re për studentët, e pajisur me mjediset e nevojshme si sallat e leksioneve, laboratorët, bibliotekat dhe hapësirat rekreative, të gjitha projektuar për të mbështetur procesin akademik në fushën e inxhinierisë së ndërtimit dhe arkitekturës.

Ministrja tha gjithashtu se, bashkë me investimet në arsimin e lartë prioritet është dhe bashkëpunimi mes universiteteve dhe pushtetit vendor duke hapur rrugën për realizimin e projekteve të përbashkëta që synojnë të përfitojnë komunitetet në të gjithë vendin. Ky hap i ri do të lejojë bashkitë dhe autoritetet lokale të përfitojnë nga ekspertiza akademike dhe shkencore që ofrojnë universitetet, në një gamë të gjerë projektesh që nga investimet e infrastrukturës deri te rritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe trajnimet e specializuara.

“Të krijojmë mundësinë që edhe pushteti lokal edhe bashkitë të përfitojnë nga bashkëpunimi me universitetet. Përpos institucioneve qendrore edhe ato lokale do të kenë mundësinë që në Universitetet tona të marrin ekspertizën e nevojshme të bëjnë projekte në kuadër të investimeve të ndryshme. Ne jemi shumë të prirur që ta zgjerojmë këtë bazë të partneritetit me universitetin duke i krijuar mundësi universitetit të zgjerohet edhe në hapësira të tjera të pa hulumtuara më parë, që do t’i japë universitetit një tjetër mbështetje, për rritjen e investimeve brenda tyre, për burimet njerëzore por edhe për të rritur interesin e kërkuesve të rinj shkencorë, edhe të studentëve në mënyrë që universitetet tona të jenë sa më afër atij dimensioni evropian që ne duam.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Përveç kësaj, Ministrja u  ndal edhe te rëndësia e vazhdimit dhe thellimit të marrëdhënieve me universitetet prestigjioze evropiane, duke nxitur zhvillimin e programeve të përbashkëta që do të sjellin standarde më të larta dhe do të rrisin interesin e të rinjve për të studiuar në Shqipëri. Kjo, sipas Manastirliut,  pritet të ofrojë një mbështetje të re për universitetet shqiptare, duke i bërë ato më të afërta me dimensionin evropian të cilin synojnë të arrijnë, dhe duke rritur investimet si në infrastrukturë ashtu edhe në burimet njerëzore, për të përballuar sfidat e sotme dhe të ardhmes në një botë gjithnjë e më të globalizuar.

Previous Turizmi rural dhe bukuritë natyrore shqiptare në fokusin e medias gjermane