Grada honorifike për shtatë sportistë elitarë / Ministrja Kushi: Sportistët elitarë vlerësohen dhe shpërblen me dinjitet - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Grada honorifike për shtatë sportistë elitarë / Ministrja Kushi: Sportistët elitarë vlerësohen dhe shpërblen me dinjitet

Sot gjatë ceremonisë ku morën gradën honorifike të kolonelit shtatë sportistëve elitarë që janë nderuar me medalje në arena ndërkombëtare, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u shpreh se Shqipëria tashmë ka një kuadër ligjor të përmirësuar dhe të përafruar me Bashkimin Evropian, dhe sot me Vendimin e Këshillit të Ministrave sportistët elitarë shpërblen me dinjitet, ashtu sikurse edhe trajnerët e tyre.

“Sot sportistët tanë kanë arritur rezultate të larta dhe kjo sigurisht në radhë të parë është falë meritës së tyre, falë talentit, punës, sakrificës së tyre. Por natyrisht që sporti është edhe prioritet i qeverisë. Sot kemi një infrastrukturë të përmirësuar për të cilën jemi të vetëdijshëm që duhet të punojmë dhe ne kemi plane konkrete. Ne i vlerësojmë sportistët elitarë,” – u shpreh ministrja.

Falë ligjit të ri të Ministrisë së Mbrojtjes, shtoi znj. Kushi, sportistët elitarë, kampionët tanë, jo vetëm që bëhen pjesë e Forcave të Armatosura, por do të kenë edhe grada honorifike, dhe falë këmbënguljes së kryeministrit, këto grada do t’i kenë edhe përtej angazhimit të tyre aktiv si sportistë elitarë.

“Të jesh pjesë e Forcave të Armatosura është nder, është privilegj por është edhe përgjegjësi e madhe,” – theksoi Ministrja Kushi.

Previous Elita kombëtare e sportit shqiptar, kampionë olimpikë, botërorë dhe europianë nderohen me grada honorifike