Hagë, ministri Hasani: Llogaridhënia për Ukrainën të shkojë paralelisht me arritjen e paqes - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Hagë, ministri Hasani: Llogaridhënia për Ukrainën të shkojë paralelisht me arritjen e paqes

Në konferencën “Rivendosja e Drejtësisë në Ukrainë”,  që u organizua në Hagë, Holandë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani  theksoi se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi e të paguajë për vuajtjet e civilëve të pafajshëm dhe dëmet ekonomike në Ukrainë.

“Shmangia e Rusisë nga llogaridhënia është mesazh inkurajimi për diktatorët dhe regjimet, se rregullat dhe ligjet nderkombetare mund shkelen, pa pasur asnjë pasojë”, theksoi Ministri Hasani.

Sipas tij, krijimi i regjistrit të dëmeve të shkaktuara nga agresioni rus është një hap i rëndësishëm në krijimin e një Mekanizmi Ndërkombëtar Kompensimi.

“Shqipëria mbështet përpjekjet e Këshillit të Evropës për të udhëhequr procesin e konfiskimit dhe përdorimin e aseteve ruse, për rindërtimin e Ukrainës”.

Ministeriali, u bashkëdrejtua nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Holandës, Hanke Bruins Slot dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, me pjesëmarrjen e prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Kharim Khan, me të cilin ministri Hasani zhvilloi një takim.

Konferenca “Rivendosja e Drejtësisë në Ukrainë”,  ishte takimi i parë ministerial i Grupit të Dialogut për Llogaridhënie për Ukrainën, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Ajo jep mundësinë e paraqitjes së përpjekjeve, përfshirë alokimin e fondeve për mbështetje dypalëshe, si dhe të mendimeve të vendeve dhe partnerëve ndërkombëtarë lidhur me atë se si ata do të sigurojnë llogaridhënien për Ukrainën.

Previous Balla dhe Kumbaro, vizitë te fabrika “Kurum” në Elbasan, për zbatimin e masave për mbrojtjen e mjedisit