Hap dyert Kolegji i Evropës në Tiranë, Ministri Hasani: Kampusi vendos rajonin në hartën e profesionistëve të BE-së - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Hap dyert Kolegji i Evropës në Tiranë, Ministri Hasani: Kampusi vendos rajonin në hartën e profesionistëve të BE-së

Kolegji i Evropës hap dyert në Tiranë, duke mirëpritur nëpunësit e rinj të administratës publike nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe Drejtorja e Programit pilot të Akademisë Diplomatike Evropiane, Federica Mogherini, i uruan mirëseardhjen studentëve,  në trajnimin e zhvilluar nga Kolegji i Evropës me mbështetjen e Mbretërisë së Holandës.

Ministri Hasani shprehu mirënjohje ndaj qeverisë shqiptare për hapjen në kohë rekord të Kolegjit të Evropës në Tiranë, teksa theksoi se Kampusi i Tiranës do ta vendosë rajonin tonë në hartën e profesionistëve të BE-së.

“Besoj se për të gjithë ju që vini nga rajoni, do të ndjeni frymën e Evropës këtu. Përdoreni atë ndjenjë dhe ndërtoni ura bashkëpunimi që do ta bëjnë rajonin tonë më të fortë dhe më të përshtatshëm për arritjen e qëllimit: integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Më lejoni ta mbyll duke ju thënë, kolegë të rinj, se Evropa është vendi ku qëndrojnë zemrat tona! Dhe zemrat tuaja po rrahin këtu sot. Mirësevini në Kolegjin e Evropës në Tiranë! Jini të guximshëm, jini evropianë”, u shpreh kryediplomati shqiptar Hasani.

Rektorja Federica Mogherini theksoi se nisma të tilla forcojnë bashkëpunimin mes rajonit dhe sjellin më afër integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Ne kemi thënë gjithmonë se duhet të punojmë shumë me rajonin, për ta përgatitur atë drejt anëtarësimit në BE dhe prandaj kjo gjë ka filluar dhe duhet bërë reale, me këta zyrtarë të rinj të cilët punojnë në administrata të ndryshme që nisin trajnimin në Kampusin e Tiranës”, tha ajo.

Trajnimi do të fokusohet mbi integrimin evropian dhe bashkëpunimin rajonal, i cili do të mbahet në Tiranë, Bruksel dhe Hagë. Ky është trajnimi i parë që hap dyert e Kolegjit të Evropës në Tiranë.

Previous Sistemi i ri i faturimit të energjisë elektrike për furrat e bukës ka gjetur dakordësinë e subjekteve