HAP DYERT TIRANA ZOO PARK - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

HAP DYERT TIRANA ZOO PARK

Një tjetër hapësirë e transformuar për më të vegjlit e Tiranës hap dyert. Tirana Zoo Park është një koncept i ri i kopshtit të vjetër zoologjik i cili sot i ka lënë vend një hapësire fantastike për fëmijët e qytetit, me më shumë kafshë e me më shumë hapësira rekreative për ta.

Në inaugurimin e Tirana Zoo Park ishte i pranishëm Kryeministrit Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Kopshti është konceptuar i gjithi në hapësira të mëdha të ndara sipas klasave të kafshëve, të cilat do të shërbejnë edhe për orë mësimore për shkollat.

Në Zoo Park janë të ekspozuara 30 specie kafshësh dhe 160 kafshë e shpendë në total të cilët i janë shtuar këtij kopshti. Koncepti i këtij Zoo Parku është një risi që ndërthur argëtimin dhe edukimin e fëmijëve.

*

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në inaugurimin e Tirana Zoo Park:

Mirëmëngjes të gjithëve!

Më vjen jashtëzakonisht mirë që më në fund lali Eri e mbajti fjalën, na e kishte dhënë fjalën prej shumë kohësh por u desh që të bëhej një punë e madhe, një punë shumë e ngatërruar me plot gjëra që dalin përpara parapritur edhe kur nuk kanë lidhje dhe ja ku jemi sot, në këtë Zoo Park të Tiranës. Një hapësirë fantastike, një mjedis i rilindur tërësisht, i pakrahasueshëm në asgjë me çfarë ishte më parë edhe në ditët e veta më të mira e jo më pastaj në periudhën e ditëve të zymta. Një kopsht zoologjik me hapësira fantastikë për kafshët e mbledhura këtu por me hapësira fantastike edhe për fëmijët, edhe për prindërit, edhe gjyshet dhe gjyshërit.

Përveç se një hapësirë me plot atraksione dhe me plot mundësi argëtimi, kjo është edhe një hapësirë mësimi, një hapësirë edukimi me botën e kafshëve, një hapësirë për të njohur nga afër shumë gjëra të cilat janë këtu të mbledhura bashkë, ndërkohë që nëpër libra duhen kërkuar dhe me mësuese, mësues, edukatorë, kujdestarë të cilët janë në dispozicion të fëmijëve, por dhe me një strukturë që është në dispozicion të shkollave për të pasur një marrëdhënie të organizuar me kopshtin zoologjik të Tiranës.

Është realisht një ditë fantastike për fëmijët e Tiranës por dhe për fëmijët e qyteteve të tjera për hir të vërtetës, sepse edhe në vendet e tjera që janë vende me shumë më tepër tradita, me një zhvillim shumë më të hershëm se ky i yni, kopshtet zoologjike nuk janë në çdo qytet, janë të përqendruar në pika të ndryshme të vendit dhe fëmijët i vizitojnë duke edhe udhëtuar për një ditë të veçantë.

Kështu ne do të organizojmë sëbashku me ministren e Arsimit dhe me ministren e Shtetit për Fëmijët dhe për Rininë edhe ekskursione nga shkolla të tjera të vendit, për të ardhur e për të kaluar një gjysmë dite të bukur në këtë kopsht zoologjik.

Nuk dua të zgjatem më shumë e t’ju mbaj më shumë këtu, dua vetëm të falenderoj nga zemra të gjithë ata që punuan për t’i arritur ditës së hapjes së dyerve të Zoo Park Tirana dhe në fakt është puna e shumë njerëzve, që nga projektuesit e pastaj me radhë tek të gjithë hallkat e një zinxhiri të gjatë që garanton jo vetëm hapjen por garanton edhe mirëfunksionimin e kësaj strukture.

Më vjen jashtëzakonisht mirë që njësoj si stadiumi edhe kjo strukturë është mu në zemër të kryeqytetit, pra është një botë tjetër e afërt me botën e përditshme të banimit e të aktiviteteve të tjera gjë që ua lehtëson shumë prindërve rrugën për të ardhur deri këtu dhe mundësinë për të ardhur deri këtu, por gjë që e bën edhe shumë më të bukur edhe shumë më të shëndetshëm do të thoja kontaktin mes jetës së përditshme urbane dhe kësaj jete këtu që është një jetë shumë e veçantë dhe aktivitetet e kësaj jete këtu që janë aktivitete krejt të ndryshme nga ato të jetës së përditshme urbane.

Shumë faleminderit të gjithëve e ta gëzojnë të gjithë fëmijët, prindërit, gjyshet e gjyshërit këtë kopsht të ri zoologjik të kryeqytetit.

Previous Nis transformimi i kujdesit parësor, psikologë në qendrat shëndetësore

Leave Your Comment