Hapen aplikimet për stacione plazhi dhe mjetet lundruese - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Hapen aplikimet për stacione plazhi dhe mjetet lundruese

Kanë nisur aplikimet për menaxhimin e përkohshëm të parcelave të plazheve dhe stacionet e ankorimeve për mjetet lundruese

Kanë nisur nga 1 nëntori aplikimet për menaxhimin e përkohshëm të parcelave të plazhit gjatë sezonit turistik veror 2023.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka bërë të ditur se për të gjitha subjektet që disponojnë strukturë akomoduese/shërbimi dhe dëshirojnë të aplikojnë për marrje në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë si ‘Stacion Plazhit’, sistemi i aplikimit do të jetë i hapur deri në datën 30. 11. 2022 dhe nuk do të ketë një shans tjetër për të aplikuar. Cdo parcelë për të cilën nuk do të aplikohet, do të kalojë automatikisht në parcelë publike.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro është shprehur se palët e interesuara për menaxhimin e stacioneve të plazhit, ndër të tjera duhet të përmbushin kriteret ligjore të rojes bregdetare dhe të kenë shlyer detyrimet tatimore e lokale.

“Është hera e parë që procesi nis kaq shpejt, me synimin që brenda vitit 2022 të përmbyllim procesin e menaxhimit të plazheve për vitin 2023. Këtë vit rritet edhe sipërfaqja minimale e detyrueshme e plazheve publike në çdo bashki, që do të jetë 30%”, ka thënë Kumbaro.

Po nga 1 nëntori, ka nisur online aplikimi për stacionet sezonale të ankorimeve për mjetet lundruese. Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar do të dorëzohet pranë Agjencisë Kombatare të Bregdetit dhe duhet të përmbushë anën adiministrativo ligjore, anën teknike, kushtet financiare dhe dokumentacionin për ndikimin mjedisor.

“Për stacionet e ankorimit/ bregëzimit është kryer një proces i kujdesshëm ndërinstitucional, në çdo bashki bregdetare janë përcaktuar stacionet e mundshme për ankorim dhe subjektet mund të aplikojnë për t’i marrë në menaxhim të përkohshëm”, është shprehur Kumbaro.

Për dokumentacionin në lidhje me aplikimin për menaxhimin e përkohshëm të stacioneve të plazhit dhe stacionet sezonale të ankorimeve për mjejtet lundruese, të interesuarit mund t’i referohen faqes zyrtare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit:

1- Njoftim për hapjen e aplikimeve për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi

2- Dokumentacioni për të aplikuar për Vendosjen e Stacioneve Sezonale të Ankorimit/Bregëzimit
 

Previous Tiranë/Ministri Çuçi takohet me homologun çek Vít Rakušan