Hapet thirrja e shtatë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Hapet thirrja e shtatë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, shpall thirrjen e shtatë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, në Administratën Shtetërore, Njësitë e Vetqeverisjes Vendore, Institucionet Publike të Pavarura dhe Institucionet e tjera private.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës është një mundësi për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”.

Programi do të fillojë më datë 12 shtator 2022 dhe do të përmbyllet më 12 dhjetor 2022.

Për t’u bërë pjesë e Programit Kombëtar i Praktikave të Punës, duhet të aplikoni në platformën online: https://praktika.riniafemijet.gov.al dhe ky proces do të qëndrojë i hapur nga 1 korrik deri më 31 korrik 2022.

Zhvillimi i praktikës së punës njihet si përvojë pune, gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike dhe të tjerë.

Përse të aplikoni?

  • Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e kompetencave profesionale, akademike dhe personale. Programi ju mundëson njohjen me institucionet e administratës shtetërore dhe institucione të tjera publike apo private.
  • Gjatë fazës së parë të këtij programi do të realizoni detyra dhe angazhime në institucionet përkatëse, bazuar në një plan pune tre – mujor, të drejtuar nga një mbikëqyrës.
  • Pas përfundimit me sukses të fazës së parë të programit do të pajiseni me certifikatë të lëshuar nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Departamenti i Administratës Publike.
  • Institucionet bëjnë përzgjedhjen e praktikantëve që do të punësohen me kontratë 1 vjeçare, duke u bazuar tek performanca e vlerësimit të praktikantëve si dhe nevojave të secilit institucion.
Previous Intervista e Kryeministrit Edi Rama për De Volkskrant

Leave Your Comment