Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka njoftuar sot me anë të rrjeteve sociale hapjen e Thirrjes VIII të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, aplikimet e së e cilës do të qëndrojnë të hapura deri më 30 qershor 2023.
Janë hapur 1597 vende të reja vakante për të gjithë të rinjtë 21-26 vjeç, që disponojnë minimalisht diplomën bachelor dhe që nuk kanë qenë pjesë e thirrjeve të mëparshme, për të zhvilluar një praktikë 3 mujore, të njohur nga Departamenti i Administratës Publike si përvojë pune. Vetëm me një CV dhe letër motivimi çdo i ri mund të aplikojë për t’u bërë pjesë e Thirrjes VIII të PKPP, për të vënë në zbatim njohuritë e tyre teorike dhe të fitojnë njohuri praktike, duke mundësuar kështu një kalim të thjeshtë nga procesi mësimor në atë të tregut të punës.
Ministrja Muzhaqi nënvizon se të rinjtë që vlerësohen me pikë maksimale gjatë periudhës së praktikës, kanë mundësi të punësohen me kontratë 1-vjeçare sipas nevojave të institucioneve pritëse, pra pranë institucioneve të administratës publike, shoqërive tregtare apo organizatave jofitim prurëse ku do të kryejnë praktikën 3-mujore.