Hasani: Besimplotë në bashkëpunimin me qeverinë e re të ardhshme kroate, në të njëjtën frymë të partneritetit strategjik - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Hasani: Besimplotë në bashkëpunimin me qeverinë e re të ardhshme kroate, në të njëjtën frymë të partneritetit strategjik

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një vizitë zyrtare një ditore në Zagreb. Kjo ishte vizita e parë zyrtare e Ministrit Hasani në Kroaci, menjëherë pas përvjetorit të 15-të të anëtarësimit të dy vendeve në NATO.

Gjatë qëndrimit në Zagreb, Ministri Hasani u prit në takim nga Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović. Në takim u vlerësua dialogu intensiv politik që gëzojnë dy vendet, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për çështjet rajonale dhe globale.

Ministri Hasani gjithashtu zhvilloi një takim me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković. Në takim ministri Hasani i shprehu mirënjohjen kryeministrit Plenković për mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë drejt rrugëtimit evropian. Gjithashtu, gjatë takimit u nënvizua rëndësia e zhvillimit të sesioneve të përbashkëta mes dy qeverive, si një ndërveprim pritet t’i japë një dimension të ri, më të plotë bashkëpunimit dypalësh.

Më tej, ministri Hasani u takua me homologun e tij kroat, Gordan Grlić-Radman. Në përfundim të takimit, dy ministrat zhvilluan edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

“Besimplotë në bashkëpunimin me qeverinë e re të ardhshme në të njëjtën frymë të partneritetit strategjik, i cili është më i fortë sot dhe ushqehet nga prioritetet tona të përbashkëta të politikës së jashtme dhe i njëjti vizion për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.” u shpreh ministri Hasani në fjalën e mbajtur.

Gjithashtu, duke u ndalur në çështjen e integrimit, ministri Hasani theksoi se ka vetëm një të ardhme për Shqipërinë, anëtarësimi në BE. Hasani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë në procesin e integrimin në BE të Shqipërisë, si dhe vlerësoi arritjet e Kroacisë pas anëtarësimit në BE, si inkurajuese për të gjithë rajonin.

Ministrat u ndalën edhe tek bashkëpunimi ekonomik,  kryesisht në diskutime lidhur me zhvillimin e sektorit të turizmin, për të cilën Hasani shprehu se përvoja e Kroacisë dhe bashkëpunimi mes dy vendeve janë të vlefshme.

Më tej, Ministri Hasani shprehu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë dhe i jep shtetit të Kosovës, demonstrim i së cilës ishte votimi së fundmi në favor të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ministri Hasani përmbylli vizitën e tij zyrtare në Kroaci, me pjesëmarrjen në përurimin e ekspozitës së fotografit të njohur shqiptar Roland Tasho “Shqiptarët në Kroaci”.

“Shqiptarët ditën të përfitojnë nga qytetërimi, kultura, tradita dhe doket e vendasve kroatë, si dhe ofruan ndihmesën e tyre në fusha të ndryshme, duke u shndërruar në një urë që i lidh dhe i përafron dy popujt.”- nënvizoi ministri Hasani në fjalën e tij përshëndetëse.

Previous Përmbledhje e Performancës Paraprake të të Ardhurave dhe Shpenzimeve për 3-mujorin 2024