Holandë, Kryeministri Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Kryeministrin e Holandës Mark Rutte dhe disa kryetarë shtetesh e qeverish nga vende anëtare të NATO-s - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Holandë, Kryeministri Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Kryeministrin e Holandës Mark Rutte dhe disa kryetarë shtetesh e qeverish nga vende anëtare të NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sonte në darkën zyrtare të organizuar nga Kryeministri holandez, Mark Rutte, me praninë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe të disa kryetarëve shtetesh e qeverish nga vende anëtare të NATO-s, në vigjilje të Samitit të Vilnius më 11-12 Korrik.

Në përfundim të këtij takimi, Kryeministri Rama, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Kryeministrin e Holandës, Belgjikës dhe Norvegjisë, si dhe me Presidentin e Rumanisë, Polonisë dhe Lituanisë dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp, gjatë së cilës Kryeministri Rama u shpreh:

“Faleminderit Mark dhe me lejoni të them që është një nder i veçantë që të jem këtu bashkë me ju. Gjithashtu, nuk mund ta fsheh dhe admirimin tim për ju si thyesi i stereotipit për vendin tuaj ku nuk hahet gjoja mirë. Pra, urime për darken e shijshme. E duke lënë mënjanë shakatë doja të thoja që është shumë frymëzuese që të jesh pjesë e NATO-s në këtë kohë dhe të shohim që solidariteti, afrimiteti dhe vullneti për të qenë me Ukrainën deri në fund është e palëkundur dhe kushdo që mund të vërë bast mbi shanset për të thyer këtë solidaritet dhe për të ndarë NATO-n, ka humbur dhe do të humbasë deri në fund.

Nga ana tjetër, nuk mund ta konfirmoj çfarë u tha mbi Ukrainën dhe dua të përdor këtë minutë që kam për të shtuar që ne, gjithashtu mund të diskutojmë edhe për situatën shqetësuese në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë më precize në Kosovën Veriore, ku disa ditë e javë më parë ushtarët e KFOR-it u lënduan dhe shpresojmë shumë që logjika të mbizotërojë dhe që ulja e përshkallëzimit të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur sepse çdo përshkallëzim mund të sjellë fund katastrofik dhe ne nuk duam të shohim një thyerje në rajonin tonë që ka bërë shumë punë të mira deri tani dhe në të njëjtën kohë duam të shikojmë pikërisht që dialogu i BE-sw të arrijë sukses dhe ne do të kemi mbështetjen e plotë të NATO-s që është përgjegjës për praninë  e KFOR, si një prani instrumentale dhe kryesore për sigurinë. Mark, faleminderit shumë dhe është një nder i madh!

 

-Zoti kryeministër Rama ju e patë situatën, e krahasuat situatën në veri të Kosovës si Donbasi në Ukrainë. A e diskutuat këtë me zotin Stoltenberg dhe me koleget e tjerë dhe çfarë mund të shohim si zgjidhje për këtë situatë? 

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit. Thjeshtë dhe vetëm për ta bërë të qartë, unë thjeshtë deklarova që perspektiva e krijimit të një Donbasi të vogël në mes të Europës për shkak të një përshkallëzimi është një kërcënim real dhe ne të gjithë duhet të bëjmë atë çfarë duhet të bëjmë për ta parandaluar, duke nxitur nga njëra anë dialogun, duke e sjellë atë në një nivel më të lartë në BE me mbështetjen e SHBA-ve dhe nga ana tjetër duke e bërë të qartë nëpërmjet NATO-s, që KFOR do të jetë aty për të garantuar integritetin e plotë dhe stabilitetin në rast të ndonjë ndërprerje që mund të ndodhë saktësisht për shkak të një përshkallëzimi të papërgjegjshëm. Ky është shqetësimi im, e ndava. Dhe e ndjeva dhe në Bruksel dhe këtu që të gjithë e kuptojnë, që është koha për të vepruar dhe për të mos lejuar këtë spirale absurditeti të hedh poshtë çfarë kemi ndërtuar deri tani me ndihmën e BE në rajon. Faleminderit!

Previous Bruksel, Komunikim i përbashkët i Kryeministrit Edi Rama me Përfaqësuesin e Lartë të politikës së jashtme dhe Zëvendëspresidentin e Komisionit Europian, Josep Borrell