Ministri i Mbrojtjes në Takimin e nivelit të lartë të qeverive Shqipëri - Turqi: Mirënjohje për mbështetjen në modernizimin e FA - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri i Mbrojtjes në Takimin e nivelit të lartë të qeverive Shqipëri – Turqi: Mirënjohje për mbështetjen në modernizimin e FA

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ishte pjesë e vizitës së delegacionit të qeverisë shqiptare, kryesuar nga kryeministri Edi Rama në Ankara të Turqisë.

Mes Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe asaj të Turqisë u nënshkrua edhe Marrëveshja Kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.

Në Takimin e Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë që u mbajt mes dy vendeve, ministri Peleshi vlerësoi se kjo marrëveshje është shprehje e bashkëpunimit edhe për shumë vite në vazhdim.

Në fjalën e tij ministri Peleshi falënderoi qeverinë turke për mbështetjen e vazhdueshme në modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare me pajisje të rëndësishme si dronët “Bayraktar”, mjete ushtarake si dhe për trajnimin e personelit tonë ushtarak.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ftoi autoritetet turke të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Bazës Ajrore të Kuçovës më 4 mars.

Teksa shprehu synimin e FA shqiptare për të shtuar prezencën në misionet jashtë vendit, ministri Peleshi tha se trupat shqiptare do të jenë nën komandën e atyre turke në misionin ALTHEA në Bosnjë – Hercegovinë.

Ministri i Mbrojtjes theksoi se Shqipëria do të punojë në mënyrë konstruktive dhe me besnikëri për të promovuar fqinjësinë e mirë, stabilitetin politik, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm në rajon.

Previous Deklaratë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan