Ibrahimaj nga Vlora: Po ridimensionojmë arsimin profesional në funksion të tregut të punës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ibrahimaj nga Vlora: Po ridimensionojmë arsimin profesional në funksion të tregut të punës

Arsimi profesional ka marrë një vëmendje të madhe nga Qeveria gjatë viteve të fundit, duke u orientuar gjithnjë e më shumë drejt nevojave të tregut.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u shpreh mbi nevojën e ridimensionimit të arsimit profesional me qëllim fuqizimin e tregut të punës me staf profesionist në fushën e turizmit, duke qenë se Shqipëria por njeh çdo vit rritje të numrit të turistëve.

Gjatë një aktiviteti të mbajtur në Vlorë me temë “Fuqizimi  i tregut të punës me staf profesionist në fushën e turizmit në prag të hapjes së sezonit turistik”, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, Ibrahimaj tha se numri i të punësuarve në sektorin e turizmit në këtë qark shënoi rritje me 2500 persona gjatë sezonit, por theksoi ajo, oferta e shkollës profesionale të Turizmit në Vlorë është vetëm 140 studentë.

“Vlora ka një fluks dhe kërkesë të madhe për punë gjatë gjithë sezonit veror. Janë më shumë se 2500 të punësuar në sezon në vit. Me rritjen e numrit të turistëve është rritur edhe kërkesa për punë dhe numri i bizneseve që operojnë në këtë fushë“, tha ministrja.

Sipas Ibrahimajt, është detyra jonë që të përgatisim stafe të kualifikuara, pasi nuk është e domosdoshme vetëm ndërtimi i strukturave akomoduese, por edhe që niveli i shërbimit të jetë aty ku duhet.

“Gjithmonë e më shumë ka hotele të reja, me standarde të larta që po ndërtohen, jo vetëm në qytet por edhe zona rurale. Ka pasur ndër vite mungesë të cilësisë së shërbimit. Se kam fjalën vetëm për kuzhinën, por për shërbimet, kamarier, recepsionist, hotelier të gjithë zinxhirin”, deklaroi Ibrahimaj.

Për të adresuar këtë çështje, ministrja vuri theksin në nevojën e rritjes së bashkëpunimit me biznesin.

“Ndaj, ne duam që përmes një bashkëpunimi më të fortë me biznesin të kuptojmë kërkesat në kohë reale dhe të punojmë sot për sezonin e ardhshëm dhe jo sot për këtë sezon”, deklaroi ajo.

Ndërkohë që numri i të punësuarve shënon rritje me 2500 persona, përgjatë sezonit, oferta e shkollës profesionale të turizmit në Vlorë është vetëm 140 studentë në vit.

“Pra kërkesa është shumë më e madhe se oferta. Do të thotë se ne do të duhet të ridimensionojmë të gjithë ofertën tonë në sektorët ku është më e nevojshme dhe një nga sektorët që ka më tepër nevojë është turizmi, ku Shqipëria ka një potencial shumë të lartë, ashtu si dhe teknologjia e informacionit dhe dixhitalizimi. Në Vlorë kemi një shkollë profesionale për turizmin ekonomik dhe një shkollë profesionale me drejtim industrial, ku përfshihet dhe IT. Ne do ta zgjerojmë edhe më tepër këtë degë. Ne jemi të bindur që duhet të investojmë në rritjen e kapaciteteve njerëzore në mënyrë që të rrisim kështu produktivitetin e bizneseve dhe cilësinë e ofrimit të shërbimeve”, theksoi ministrja Ibrahimaj.

Aktualisht në vendin tonë janë 35 shkolla profesionale.

Previous Plani i ri i menaxhimit të Parkut të Butrintit (video sqaruese nga ministrja Margariti)

Leave Your Comment