Inaugurohet më 4 mars, publikohen për herë të parë pamjet nga brenda Bazës Ajrore të Kuçovës. Komandanti i FAj: E gatshme për stërvitjen e trupave të NATO - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Inaugurohet më 4 mars, publikohen për herë të parë pamjet nga brenda Bazës Ajrore të Kuçovës. Komandanti i FAj: E gatshme për stërvitjen e trupave të NATO

Pak ditë para ditës së inaugurimit, punimet në Bazën Ajrore të Kuçovës janë drejt përfundimit, për ta kthyer atë në një bazë taktike të NATO.

Nga kjo bazë, ku për herë të parë publikohen pamje të përgatitjeve dhe punimeve, komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Ferdinant Dimo shpjegon hapat, që u ndoqën deri më tani.

Sipas gjeneral brigade Ferdinant Dimo, ka qenë vendimmarrja e shtetit shqiptar dhe e NATO-s në vitin 2018 për ta kthyer këtë bazë në një bazë taktike të Aleancës, ndërsa më 4 mars të këtij viti ajo është plotësisht efektive.

“Në vitin 2021 u parashikuan të kryheshin investimet për rivitalizimin e instalimeve të Bazës së Kuçovës. Tashmë sot jemi në përfundim të implementimit të tre projekteve të rëndësishme siç është sistemi i rrethimit dhe i sigurisë, po ashtu edhe i mbrojtjes perimetrale të bazës. Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milion euro; dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare”, – sqaron komandanti i Forcës Ajrore.

Gjeneral brigade Ferdinant Dimo sqaron funksionet që do të kryhen nga kjo bazë. “Jemi në përfundim të të gjitha punimeve që trupat e Forcës Ajrore të stërviten në këtë bazë. Por jo vetëm kaq, trupat e NATO dhe mjetet fluturuese të NATO-s mund të akomodohen, të stërviten dhe të fluturojnë duke u nisur nga Baza Ajrore e Kuçovës, që tashmë është një bazë ajrore taktike e NATO”.

Baza Taktike e NATO në Kuçovë do të shërbejë pozitivisht edhe në zhvillimin ekonomik të të gjithë qarkut të Beratit. “Ndërtimi i Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë ka një impakt të jashtëzakonshëm zhvillimor në komunitet dhe në të gjithë hapësirën e qarkut të Beratit”, – shprehet gjeneral brigade Dimo.

Baza Ajrore e Kuçovës do të inaugurohet më 4 mars, sipas planit të parashikuar.

Në ceremoni do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, të NATO dhe SHBA.

Previous Balluku inspekton investimin në nënstacionin e OST