Inaugurohet Qendra e parë Rinore Multifunksionale Berat, Muzhaqi: Do të vijojë mbështetja për të rinjtë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Inaugurohet Qendra e parë Rinore Multifunksionale Berat, Muzhaqi: Do të vijojë mbështetja për të rinjtë

Për herë të parë në Berat, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, bashkë me kryetarin e Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, kanë inaguruar Qendra Rinore Multifunksionale, të hënë e 9 majit.

Kjo do të jetë një hapësirë e dedikuar plotësisht për të rinjtë, duke iu ardhur në ndihmë për këshillim karriere, këshillim psiko-social, klubet e artit, aktivitetet sportive, aftësim në teknologji e shumë të tjera.

Në fjalën e rastit, Muzhaqi ka përgëzuar Bashkinë e Beratit për ngritjen e Këshillit Vendor Rinore, si organ këshillimor.

“Ne funksion të përfshirjes së te rinjve në vendimmarrje në politikat lokale dhe qendrore, dua të  përgëzoj ngritjen e KVR-se në Bashkinë Berat, si një organ këshillimor për politikat rinore dhe evidentimin e problematikave qe ata kane”, tha ajo.

Projekti i Qendrës Rinore u zbatua nga Bashkia e Beratit, në kuadër të projektit “Qendra Multifunksionale Rinore – një hapësirë e qëndrueshme për të rinjtë”, financuar nga programi IADSA.

Ministrja e Rinisë ritheksoi se do të vijojë mbështetja për të rinjtë që duan të kontribuojnë në komunitetin ku jetojnë. Kjo nëpërmjet Thirrjes së dytë për Projekt Propozime nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, për të cilën ministrja ftoi të gjitha organizatat rinore/ për rininë dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore të aplikojnë.

Previous Balluku: Bypassi Vlorës përfundon në fillim të sezonit turistik

Leave Your Comment