Infrastruktura e cilësisë, parakusht për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Infrastruktura e cilësisë, parakusht për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë organizoi konferencën me temë “Rëndësia e Infrastrukturës së Cilësisë dhe Pronësisë Industriale në Tregun e Brendshëm dhe Ndërkombëtar”.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të realizimit të prioriteteve të përcaktuara në lidhje me përmirësimin e klimës së biznesit dhe çështjet e mbrojtjes së konsumatorit.

Pjesëmarrës në këtë event ishin përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për infrastrukturën e cilësisë, pronësinë industriale dhe mbikëqyrjen e tregut, përfaqësues nga shoqatat e tregtisë dhe dhomat e biznesit në vend, si dhe përfaqësues të tjerë nga komuniteti i biznesit.

E pranishme ishte dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila në fjalën e saj vlerësoi rëndësinë e infrastrukturës së cilësisë, pronësinë industriale dhe mbikëqyrjen e tregut në drejtim të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se bizneset duhet të përgatiten për një treg më konkurrues, me qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe ofrimin e shërbimeve dhe produkteve cilësore, në kushtet e përafrimit të legjislacionit dhe standardeve me Bashkimin Europian.

“Ka ardhur momenti që fokusi kryesor i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të jetë pikërisht zhvillimi i infrastrukturës që do të ndihmojë biznesin të zhvillohet, për të krijuar sigurisht më shumë vende pune dhe për të përballuar sfidat që na presin”, tha Ibrahimaj.

Ministrja informoi se tashmë qeveria e ka nisur këtë proces, pavarësisht se vendi ende nuk është pjesë e BE.

Nisma “Open Ballkan”, vijoi Ibrahimaj, synon pikërisht krijimin e kushteve të barabarta të bizneseve tona me ato të vendeve partnere, në mënyrë që ato të jenë gati në momentin e integrimit në BE.

“Qeveria ka filluar këtë proces, nuk është duke pritur për vendimmarrjen e hyrjes dhe anëtarësimit në BE. E ka nisur me vendet e rajonit dhe më intensivisht nëpërmjet nismës së “Open Ballkan”. Qëllimi ynë është që t’i çojmë bizneset në kushte të barabarta me të gjithë vendet tona partnere, që kur të vijë momenti i anëtarësimit në BE ne të jemi gati për të përballuar të gjitha sfidat që na vijnë nga procesi i integrimit”, tha Ibrahimaj.

Për të lehtësuar aksesin në institucionet e Infrastrukturës dhe Pronësisë industriale, aktualisht janë rreth 157 shërbime online, në funksion të operatorëve ekonomik dhe konsumatorëve, sipas fushave specifike. Për të siguruar një shfrytëzim sa më të plotë të kapaciteteve, përfshirë dhe shërbimet online të vëna në dispozicion të subjekteve/operatorëve ekonomike nga institucionet e infrastrukturës së cilësisë, institucionet duhet të kenë në vëmendje të punës së tyre thirrjet drejtuar biznesit për ta ndërgjegjësuar dhe orientuar në përfitimet e tyre dhe të ekonomisë shqiptare.

Leave Your Comment