Itali/Çuçi takohet në Romë me homologun italian: Gati marrëveshja, Akademia e Sigurisë do të binjakëzohet me Akademinë italiane - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Itali/Çuçi takohet në Romë me homologun italian: Gati marrëveshja, Akademia e Sigurisë do të binjakëzohet me Akademinë italiane

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ndodhet në Romë për një vizitë zyrtare. Ai është takuar me homologun italian, Matteo Piantedosi, me të cilin rikonfirmoi edhe njëherë bashkëpunimin e ngushtë që dy vendet tona kanë në të gjitha fushat, veçanërisht në luftën kundër krimit dhe çështjeve të sigurisë.

“Vetëm përgjatë dy viteve të fundit policitë tona janë përfshirë në 52 skuadra të përbashkëta hetimore, një numër rekord po ta krahasojmë me partnerët e tjerë ndërkombëtarë”, shprehet Çuçi.

Më tej ai tregon se do të nënshkruhet një marrëveshje binjakëzimi mes Akademisë së Sigurisë në vendin tonë dhe akademisë italiane të formimit të punonjësve të policisë. Ky zhvillim thekson ministri Çuçi, është një projekt shumë premtues për të rritur profesionalisht trupën tonë policore.

“Diskutuam gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës, kontrabandimit të klandestinëve dhe sigurinë kibernetike. E falënderova në mënyrë të veçantë për mbështetjen e vijueshme e të pakushtëzuar që Italia i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e pakthyeshme të integrimit në BE”, shprehet ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Romë – “Në Qendrën Kombëtare Kundër Krimit Kibernetik për Infrastrukturën Kritike të Italisë, për t’u njohur me metodat e reja të adresimit të kësaj forme kriminaliteti, e cila pashmangshmërisht na rrezikon të gjithëve. Italia ka një përvojë të vyer në këtë fushë dhe ne jemi të interesuar të trasferojmë në vendin tonë dijen dhe ekspertizën më të lartë të tyre, sidomos në trajnimin e punonjësve të ardhshëm të Qendrës (Security Operations Center) që do të ngrihet në Policinë e Shtetit. Për sistemet tona dixhitale dhe mbrojtjen nga sulmet kibernetike, gjatë këtij viti do të investojmë në Policinë e Shtetit 547 milion lekë, plot 7.6 herë më shumë se viti i kaluar”, shkruan ministri në rrjete sociale.

Previous Prezantohet bilanci i Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2022