Italia miraton marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë! - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Italia miraton marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë!

Pas 15 vitesh negociata, Senati Italian ka miratuar marrëveshjen dypalëshe për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë. Ky vendim historik garanton të drejtat për pensionet e mijëra qytetarëve shqiptarë që kanë punuar në Itali dhe italianëve që kanë punuar në Shqipëri.

Marrëveshja siguron që asnjë vit pune të mos humbasë, duke lehtësuar përfitimin e pensioneve për pleqëri, invaliditet, familjar, si dhe ndihmën për sëmundje dhe papunësi. Ky hap sjell siguri dhe një perspektivë të re për rreth 550 mijë shqiptarë në Itali dhe 4 mijë italianë në Shqipëri.

Kjo është një arritje e rëndësishme që forcon marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mbështet të drejtat e punëtorëve, duke i ofruar atyre më shumë stabilitet dhe mbrojtje sociale.

Previous Qeveria miraton vendimin për mbylljen e përkohshme të TikTok