ITB Berlin 2025, Shqipëria, si kurrë më parë, në një performancë vlerash unike, në panairin global të turizmit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

ITB Berlin 2025, Shqipëria, si kurrë më parë, në një performancë vlerash unike, në panairin global të turizmit

Shqipëria turistike me gjithçka ajo ofron, do të shpaloset në njëperformancë dinjitoze dhe origjinale njëkohësisht, në Panairin e ITB Berlin 2025, platforma kryesore për industrinë globale të udhëtimit dhe turizmit.

Mes 190 vendeve pjesëmarrëse dhe 5600 ekspozuesve, Shqipëria do të jetë në qendër të vëmëndjes globale si vendi i nderit e përfaqësuar nga turoeratorë dhe hotelierë, ekspertë tëfushës së turizmit e partnerë, të cilët në panele diskutimi, takime dhe një larmi aktivitetesh, do të prezantojnë nën logon “All Sensespërvojat, emocionet dhe shijet unike që e bëjnë Shqipërinë një destinacion turistik atraktiv dhe tëshumëdëshiruar. 

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, si dhe Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja për të prezantuar e diskutuar mbi punë dhe nisma tëqeverisë shqiptare që e kanë pozicionuar vendin në një nivel krejt të ri, me standarde konkurruese dhe perspektivë zhvillimi premtuese.

Nën moton e panairit të këtij viti “Bota e udhëtimit jeton këtu”, ekspozues dhe vizitorë e tregtarë nga e gjithë bota, do të ekspozojnë më të mirat e tyre City Cube Berlin”. Paralelisht me zonën e ekspozitës, në terren zhvillohet Konventa e Berlinit ITB, instituti kryesor i industrisë së turizmit. ku ekspertët diskutojnë tendencat dhe risitë që formojnë të ardhmen e turizmit.

Para çeljes së Panairit, u zhvillua një konferencë për shtyp informuese, ku Kryeministri Rama iu adresua fillimisht të pranishmëve me një fjalë me më pas iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit shumë! Është kënaqësi e vërtetë që gjendem këtu në një aktivitet i cili vetëm pak vite më parë do të ishte vështirë që të përfytyrohej për ne. Është po kështu një kënaqësi e vërtetë që sjell pak diell sot nga Shqipëria sepse të mikprerësh këtë panair në qiejt gri të Berlinit do të ishte një blasfemi. Sigurisht është kënaqësi e madhe të citoj këtu një prej organeve më të madhe të shtypit në gjermani BILD de, që jo shumë larg në të shkuarën na rezervonte artikujt jo fort të këndshëm duke thënë, pra BILD shkruan që Shqipëria nuk është më një destinacion të njohur, por pritet të bëhet një cep i nxehtë për ata që duan diellin dhe plazhin në 2025-ën, por ka dhe më shumë se kaq. Bazuar në kartën e turizmit të kombeve të bashkuara, deri më tani Shqipëria është vendi më me rritjen më të shpejtë si destinacion turistik në botë dhe po kështu kemi dhe aeroportin me rritjen më të shpejtë në Europë deri më tani. Ndërkohë që shohim më në fund dhe turistët gjermanë që po vijnë. Disa vjet më parë dikush më tha se dita kur turist gjerman do të vijnë në Shqipëri do të jetë momenti kur progresi juaj do të jetë i pakthyeshëm. I thashë: po si është e mundur? Më tha sepse turistët gjerman janë ata më kokëfortët, së pari të kuptojnë se ku po shkojnë, që nuk më çudit sepse e di si funksionojnë gjermanët. Por pastaj në momentin që vijnë vazhdojnë të qëndrojnë si një dëshmi shumë-shumë e fortë e ndryshimit. Praktikisht jemi shumë të lumtur të shohim shifrat e rritjes të ardhjes së turistëve gjerman. Nga rreth 120 mijë disa vjet më parë në 374 mijë vitin e kaluar. Sigurisht ne jemi mjaft ambicioz për të marrë gjithmonë e më shumë turistë gjermanë. Nga ana tjetër, dua t’ju se ndërkohë, vizitorët ndërkombëtarë shpenzuan një total prej 4.5 miliardë dollarësh në Shqipëri gjatë vitit 2023, dhe kjo shifër arriti në 4.8 miliardë dollarë në vitin 2024, një vend i cili ka një PPB prej 25 miliardësh. Ju e dini shumë mirë se çfarë nënkupton kjo shifër.

Megjithatë nuk dua t’ju marr shumë kohë me këtë fjalë, duke qenë se ma merr mendja që duhet të ketë dhe pyetje përgjigje më pas. Nuk dua kështu që të ngatërrohem me orën gjermane që është shumë e vështirë të integrohet në mënyrën tonë ballkanike të bashkëbisedimit. Kështu që, po përpiqem që të jem mikpritës sa më mirë i mundshëm këtu në Berlin. Po të ishim në Shqipëri do t’ju mbaja me orë të tëra të dëgjonit çfarë kisha për të thënë por këtu është tjetër histori. Po kështu duke pasur parasysh momentin që po kaloni në këtë vend nuk është ide e mirë që t’ju bësh më shumë nervoz. Kështu po ndalem këtu duke ju dhënë një shifër shumë të thjeshtë për t’ju bërë që të kuptoni se prej nga vijmë. Kemi qenë Korea e Veriut e Europës gjatë jetës tonë. Ishim tashmë të rritur kur aeroporti ynë kishte pak mijëra udhëtarë në vit. Dhe të gjithë këta pak mijëra udhëtarë duhet të ishin marksistë leninistë që të hynin në vendin tonë dhe po flas deri në 1990. Nga cepi ynë i botës DDR nuk ishte një vend komunist por faqja tjetër e medaljes. Ne ishim tërësisht të izoluar nga e gjithë Europa, perëndimi e lindja. Por duke qenë se kishim kaluar diçka që askush në Europën komuniste nuk e kishte kaluar, lidhjet me kinezet, revolucionin kulturore. Ne në Shqipëri nuk mund të mbanim mjekër. Në aeroport kishte një berberhane kështu që turistet që kishin mjekër dhe meqë ra fjala ishin marksistë leninistë, nuk mund të hynin pa kaluar nga berberi një herë dhe nuk po tallem. Kështu që Karl Marks vetë nuk mund të hynte në Shqipërinë marksiste pa hequr mjekrën së pari. Sot shifra jonë e fundit nga 2024-ta është 11 milionë udhëtarë që kanë kaluar përmes aeroportit të Tiranës, duke tejkaluar shifrat e Beogradit që ka qenë aeroporti më i madh tipik në rajon në Ballkan, në numër udhëtaresh për vitin e tretë me radhë dhe për disa vjet tashmë mbetemi në treshen kryesore në kartën e Organizatën Botërore të Turizmit së bashku më Katarin dhe Arabinë Saudite si destinacioni me rritjen më të shpejtë, por ne nuk kishim as kupën botërore dhe natyrisht as Mekën. Kështu që po t’i përjashtojmë të dy faktorët, unë besoj që ne jemi siç ka qenë një herë Gjermania në kupën e botës, të parët. Faleminderit dhe pres me padurim t’i përgjigjem pyetjeve që keni.

* * *

Unë jam nga Zvicra, nuk dua të flas anglisht. Do të doja tëflisja gjermanishten e Zvicrës. Na duhet të pranojmë në njëkonferencë ndërkombëtare me një gjuhë të tmerrshme që quhetanglisht. Për Shqipërinë është shumë e rëndësishme dhe turizmi me autobus sepse njerëzit mund të vijnë edhe me autobus, por dëgjoj që vetëm aeroporti ka rritje dhe aeroporti nuk ka qëndrueshmëri dhe mendoj se  udhëtimi me autobus është shumë më mirë. Do doja t’ju pyesja çfarë mendoni për linjat tokësore dhe çfarë mendoni për linjat e trageteve me Italinë dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me qëndrueshmërinë më të madhe. Po kështu mendoj që duhet t’i bëjmë më të gjata pushimet tona në qoftëseshkojmë në Shqipëri, duhet të eksplorojmë Evropën, nuk duhet të bëjmë pushime 7-ditore.

– Po, mund të qëndrojmë gjithë verën.

Po, po, duhet të qëndrojmë gjithë verën në Evropë. Mendoj se duhet të bëjmë kështu dhe duhet që të bëjmë diçka përkundrejt këtyre fluturimeve kaq të shpeshta.

Pyetja është për shkëlqesinë e tij, dy nuanca,njëra e qëndrueshmërisë dhe tjetra pastaj se si ju i qaseni destinacionit.

Kryeministri Edi Rama: Ndjesë që ju përgjigjem në gjuhën e tmerrshme që ju përmendët, në anglisht sepse nuk e njoh gjuhën tuaj të mrekullueshme që tingëllon po aq e tmerrshme sa edhe zhurmat më të këqija për mua kur e dëgjoj, por jam, i sigurtë që ka muzikalitetin e vet kur ju flisni me bashkatdhetarëttuaj zviceranë. Mendoj që keni një argument, por duhet të bëj një argument tjetër për t’i ardhur argumentit tuaj. Sot, që flasim kemi një prej parqeve, besoj më të mëdha në botë, sepse është më i rralli në mos i vetmi park kombëtar që përshkon të gjithë vendin dhe është Parku Kombëtar i lumit Vjosa.

Lumi Vjosë u zbulua nga qytetarët evropianë, miqësorë me mjedisin si lumi i fundit e egër në Evropë, kështu që na u hodhën në fyt ta mbronim, ndërkohë që ne po kërkonim shumë që ta mbronim atë. Çfarë dua të them? Dua të them që pasi zbutët të gjithë lumenjtë tuaj, donit që lumi ynë të qëndronte i egër, kështu që pasi u zhvilluat në të gjitha mënyrat e mundshme, donit që ne të zhvilloheshim vetëm në mënyrën që mendoni se është e duhura. Ju tregova paksa historinë, kështu që mos ju kërkoni shqiptarëve që të mos kërkojnë të udhëtojnë me avionë sepse na u ndalua për gjysmë shekulli edhe t’u hidhnim sytë avionit, ndërkohë që ju fluturonit, e shijonit, ne ecnim apo vinim vërdallë vendin tonë që ishte shndërruar në një burg. Për ta përmbyllur me përgjigjen, jam tejet e i bindur që ashtu siç po ndodh sot, do të rritet edhe më shumë, me më shumë zviceranë, me më shumë gjermanë, me më shumë izraelite, me më shumë turistë të Evropës veriore që do të vijnë tek ne për bukuritë e maleve, për kënaqësinë e jashtëzakonshme të ngjitjes në to, për bukuritë e aventurave të tjera, rafting në lumenj, e kështu me radhë. Shqipëria ka për këdo një vend. Është një vend shumë i vogël, por ndryshe nga Zvicra është më i larmishëm, kështu që kemi atë që  ka Zvicra, por imagjinojeni sikur në Zvicër të kishit atë çfarë ka Mesdheu. Do të ishit të pakrahasueshëm. Ne do të jemi  të pakrahasueshëm herët më shumë se sa vonë, sepse kemi Zvicrën , kemi Mesdheun, kemi gjithçka që do një qënienjerëzore dhe e kemi në  një distancë shumë të shkurtër, 28 mijë km, por me larminë më të madhe; kemi dy dete, 9 lumenj, shumë male, shumë lugina, shumë liqene dhe po kështu si qershia mbi tortë, kemi shqiptarët. Dhe nuk jemi të mërzitshëm asnjëherë si zviceranët.

Kryeministri Edi Rama: Jeni gazetarë apo jeni protestues, ju po ju kuptoj?

Pyetja ime kishte të bënte dhe me linjën tokësore.

Kryeministri Edi Rama: Ju përgjigja. Po vjen ngadalë në mënyrë të qëndrueshme hap pas hapi. Për momentin jemi mjaft të prirur që të zëmë qiejt. Sa për tokën, ju ftojmë ju ta pushtoni.

– Unë jam nga Passport Neës Izrael që është organi i shtypit për udhëtimin në Izrael. Pyetja ime është për shkëlqesinë tuaj, zoti Kryeministër. Gjatë luftës, ju shprehët kujdes shumë të madh për Lindjen e Mesme, për krizën, por u treguat mjaft i zëshëm krah Izraelit dhe ndërkohë ka një linjë ajrore lidhjeje me Izraelin që ju e keni njoftuar përmes medias sociale. Jemi shumë falënderues për ju për zërin tuaj. Izraeli në fakt është i dashuruar me Greqinë. A do të bëhet Shqipëria Greqia e re dhe në qoftë se është kështu, si do t’i zhvendosni turistët nga atje drejt vendit tuaj? Cilat janë hapat e tjerë që Shqipëria duhet të ndërmarrë?

Kryeministri Edi Rama: Më duhet t’ju them, që ne nuk ankohemi që të tjerë janë në dashuri me të tjerë, por ju duhet ta dini, nëse nuk e dini ende, dhe të gjithë duhet ta dinë se ne Shqipëria ishim i vetmi vend në Europë pas Luftës së Dytë Botërore që kishim më shumë hebrenj sesa përpara saj dhe kemi një bilanc tejet të pastër, pa asnjë hebre që i është dorëzuar nazistëve dhe kjo është diçka e pranuar dhe nga shteti  Izraelit dhe Shqipëria, Shqipërisë i është dhënë statusi, titulli i “E drejtë mes Kombesh”.

Ajo çfarë ishte edhe me më rëndësi është që shumë prej mbrojtësve të hebrenjve ishin myslimanë dhe janë dy emra hebrenj që shfaqen në listën e atyre që u shfarosën në Bergen-Belsen, në kampin e Bergen-Belsen. Në fakt, ata nuk ishin hebrenj, ishin shqiptarë sepse kur nazistët shkuan të merrnin këta hebrenj që kishin këta emra në shtëpi, i vjetri i shtëpisë u tha të prisnin sepse do tua dorëzonte në mënyrë paqësore dhe i dorëzoi dy djemtë e vet për të mbrojtur hebrenjtë sepse ajo çfarë përmendët si albanity, pa shqipërizëm është diçka që është e rrënjosur thellë dhe kjo është arsyeja pse jemi vendi më i mirë dhe për turistët sepse në Kushtetutën tonë, të drejtën tonë zakonore të parë kemi një fjali shumë të rëndësishme “Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit e mikut. Çdo mik përfaqëson Zotin”.

Pra, në qoftë se doni të ndjeheni siç ndihet Zoti, ejani në Shqipëri në qoftë se doni të shkoni në një vend ku mendoni që edhe shoferët e taksive janë perëndi shkoni në Greqi, por në qoftë se doni të ndjeheni kësisoj, ejani në Shqipëri dhe presim me padurim që të kemi sa më shumë hebrenj në Shqipërinë.

E dimë që për ne është dashuri, për ju është edhe para, por më mirë ejani në Shqipëri. Do të kurseni më shumë sesa në Greqi dhe do të keni gjithçka keni në Greqi me shumë pluse të tjera.

Mirëmëngjesi zonja dhe zotërinj, Adrea Sholz jam gazetar “freelance” i aviacionit. Shkëlqesi iu thate që aviacioni është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, cilat janë planet e qeverisë për të stimuluar edhe më shumë shërbimet e aviacionit apo të kompanive ajrore për të ardhur në Shqipëri?

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit shumë! Së pari shumë shpejt do të çelim në aeroport të ri dhe meqë ra fjala do të menaxhohet nga aeroporti i Mynihut. Kështu që, besojmë fort që ka hapësirë për më shumë, sepse aeroporti i kryeqytetit është ai që ka rritjen më të shpejt në Europë, por është i mbipopulluar tanimë. Imagjinoni 11 milion udhëtarë në një vend me 2.5 milion banorë, është një shifër e jashtëzakonshme. Aeroporti i ri që do të hapim këtë vit është më në jug dhe praktikisht u përgjigjet nevojave të turistëve që shkojnë drejt detit Jon dhe pjesës së jugut të vendit tonë, ku ka shumë për të parë.

Po kështu edhe ku janë për tu zhvilluar resortet më luksoze me 5 yje. Kemi një tjetër aeroport në veri që është i vogël dhe po planifikojmë  një të katërt në skajin më jugor praktikisht përballë Korfuzit, sepse ka shumë mbingopje të aeroportit të Korfuzit dhe kemi kuptuar që ka një nevojë dhe kërkesë mjaft të madhe për të pasur një aeroport të vogël sezonal në skajin jugor. Nga ana tjetër, kemi mjaft kompani ajrore që kanë ardhur dhe shumë të tjera që do të vijnë. Jemi në bisedime me aviacionin federal të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pasur fluturim të drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së shpejti shpresoj shumë do të kemi edhe Katar Airëays, po kështu kemi fluturime edhe nga Emiratet dhe Arabia Saudite. Kështu që, pak a shumë kur të doni të vini në Shqipëri ka shumë mënyra. Po kështu, kemi një aeroport mjaft të lirë. Vite më parë ka qenë shumë i shtrenjtë, tani është një aeroport mjaft i lirë. Kështu që është shumë i lehtë për tu përdorur. Shumë njerëz nga rajoni vijnë në Tiranë që të fluturojnë nga Tirana dhe praktikisht është i vetmi aeroport në rajon që është i çelur 24 orë, 7 ditë të javës.

Gjatë verës nuk ka asnjë moment ndalese, ndërkohë që kemi vendosur atje një prej sistemeve më  moderne të kontrollit të pasaportave që bën të mundur që mos rrish në radhë, është tërësisht digjital. Ka qenë nga aeroportet e para në Europë që kishte këtë sistem kontrolli pasaporte. Është sistem pa praninë e njeriut, thjeshtë vendos pasaportën dhe kalon. Kjo është panorama më e gjerë. Kemi po ashtu edhe linjën tonë ajrore që është ende e vogël, po kemi ambicien që të rritet më tej.

Previous Nis aplikimi i çmimit të ri të energjisë elektrike