Janë menaxhuar me sukses 465 vatra zjarri, Peleshi: Përulem përpara sakrificës së çdo ushtaraku - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Janë menaxhuar me sukses 465 vatra zjarri, Peleshi: Përulem përpara sakrificës së çdo ushtaraku

 

Në një informim publik për situatën e zjarreve dhe reshjeve në vend ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se, Mekanizmi Kombëtar i Mbrojtjes Civile ka funksionuar këtë vit më mirë se çdo herë tjetër, ku deri më tani janë mundur të menaxhohen me shumë sukses 465 vatra zjarri. “Kur them sukses, e kam fjalën që, kemi arritur objektivin primar të ruajtjes së jetës së njerëzve, pra nuk kemi asnjë jetë të humbur, madje as të rrezikuar. Nga ana tjetër kemi ruajtur gjithashtu pasurinë e qytetarëve tanë në qytet apo në fshat. Kemi ruajtur dhe kemi shmangur më të keqen në shumë zona pyjore. Përgjithësisht zonat e djegura nga këto zjarre kanë qenë kullota. Kemi shmangur zjarret në pemëtari, pra kemi ruajtur pasurinë e qytetarëve.” – theksoi ministri.

Ministri Peleshi u shpreh se, në 24 orët e fundit zjarret vazhdojnë dhe janë aktive në qarqet: Fier, Vlorë dhe Dibër duke vënë theksin tek disa vatra kritike. “Duke filluar nga zonat e Frakullit në Fier, ku filloi edhe sezoni i zjarreve. Kemi pasur situatë të vështirë aty, që me vështirësi, por me shumë seriozitet, me angazhim dhe bashkëpunim u arrit të shmanget. Zjarr kritik ka qenë zjarri mbi Porto Palermo, pranë Qeparoit, gjithashtu pranë zonave të banuara, në një zonë turistike, në pikun e sezonit, u menaxhua në një kohë shumë të shpejtë“, – tha z. Peleshi.

Gjatë fjalës së tij ministri u ndal edhe në zjarrin e Shpiragut, ku falë një bashkëpunimit të jashtëzakonshëm është arritur shuarja përfundimtare duke ditur rëndësinë që ka Shpiragu për shkak dhe të kantierit aty afër.

Referuar shirave, të cilat do të përfshijnë vendin gjatë këtyre ditëve, ministri u bëri thirrje qytetarëve dhe bashkive që të qëndrojnë vigjilentë dhe të bashkëpunojnë për çdo situatë emergjente, përmbytje apo rrëshqitje dherash. “Kanë filluar dhe shenjat e para të trokitjes se sezonit të reshjeve. Ka pasur reshje në veri, mund të ketë situata lokale dhe në orët në vijim ndonjë dalje nga shtrati e ndonjë përroi, ndonjë përmbytje lokale, të cilat sado të vogla mund të shkaktojnë rreziqe deri në humbje jete nëse nuk tregohemi të kujdesshëm. U bëj thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për çdo situatë emergjente, bashkive, që janë përgjegjëset kryesore për të përballuar emergjencat. Prefektët kanë bërë punë të jashtëzakonshme. Do na duhet ta mbajmë tempin dhe kjo është arsyeja pse gjykova të dal në komunikim“, – u shpreh z. Peleshi.

Ministri shtoi se Forcat e Armatosura kanë qenë faktor kyç në çdo situatë apo moment kritik. “Dua t’i falënderoj pasi janë në çdo situatë, në çdo moment kritik duke sakrifikuar, duke rrezikuar. Kemi mundur të mbrojmë jetën e qytetarëve dhe të mbajmë ushtarakët të pakërcënuar. Përulem para sakrificës së çdo ushtaraku. Janë të pa zhurmshëm, por bëjnë punë të madhe“, – përfundoi ministri Peleshi.

Previous Programi i sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë, suksesi që ktheu njëherë e përgjithmonë faqen e vjetër të shërbimeve të pasigurta dhe të amortizuara