Në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes hapi dyert për një seri të larmishme aktivitetesh. Ekspertë të ekosistemit diskutojnë se “Çfarë i mungon ekosistemit shqiptar?” mes reflektimeve dhe reagimeve nga lehtësuesit, start up-et, akademia, përfaqësuesit e industrisë dhe bizneset.
Gjatë këtyre ditëve, do të diskutohet gjithashtu mbi pritshmëritë dhe çfarë e pret ekosistemin e start-up-eve në vitin 2023, për të vijuar me diskutime mbi rëndësinë, vëmendjen dhe kujdesin ndaj sipërmarrjes. Shumë përgjigje do t’iu jepen pyetjeve se çfarë ndodh me veten gjatë zhvillimit të ideve apo iniciativave të start up-eve.
Historitë e sipërmarrësve të suksesshëm nuk do të mungojnë përgjatë këtyre ditëve. Sipërmarrës që kanë nisur me hapa të vegjël dhe sot kërkojnë të arrijnë katër anët e globit. Vajzat dhe gratë sipërmarrëse janë një nga grupet që MiSHMS ka në qendër të misionit. Aktualisht, 45% e përfituesve të Thirrjes së Parë për grante në kategorinë start up dhe lehtësues start up-esh drejtohen nga vajza e gra të suksesshme. Ato diskutojnë së bashku për Shqipërinë e së ardhmes!
“Nomad Digjital”, një nga risitë e ekosistemit tonë, pjesë e një diskutimi gjithëpërfshirës. Hapësirat e bashkëpunimit, roli i Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, ai i Ministrisë së Brendshme, pushteti vendor dhe qendror në procesin e lehtësimeve dhe çfarë mund të bëjmë më shumë për të përmirësuar të ardhmen e këtij komuniteti.
Kësaj jave nuk do t’i mungojnë edhe aktivitetet mbështetëse, siç është joga dhe filmi. Nuk është e nevojshme të ndryshojmë veshjen apo të ngrihemi nga karrigia e punës, kështu që uluni dhe harroni të gjitha këto justifikime! Fokusohuni tek vetja dhe mirëqenia juaj, e kështu do të jemi të gatshëm për t’u çlodhur, për të qenë më të ekuilibruar dhe në formë aktive. Java Globale e Sipërmarrjes mbyllet me Natën e Filmit. Sipërmarrja vjen nëpërmjet filmit, ku guximtarët dëshmojnë se çdo gjë nis nga vullneti i mirë për të arritur drejt suksesit të përbotshëm.