Kalabri, Kryeministri Rama nderohet me titullin “Qytetar nderi” i Vaccarizzo Albanese - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kalabri, Kryeministri Rama nderohet me titullin “Qytetar nderi” i Vaccarizzo Albanese

Kryeministri Edi Rama, i cili po vijon sot, ditën e dytë të vizitës së tij në Kalabri, u nderua me titullin qytetar nderi i Vaccarizzo Albanese, në vendin ku kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe traditës.

Kryeministri Rama u prit në një ceremoni të posaçme mireseardhje nga Kryetari i Bashkisë Antonio Pomillo, i cili teksa dorëzoi titullin u shpreh ndër të tjera se dhënia e Titullit Qytetar Nderi per Kryeministrin Rama “përfaqëson një akt mirënjohjeje dhe vlerësimi për angazhimin e tij, udhëheqjen e tij dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Shqipërisë. Është një gjest solemn që tregon lidhjen e thellë me komunitetin arbëresh.”

Nga ana e tij, Kryeministri Rama falenderoi për mikpritjen, si dhe për titullin “Qytetar Nderi”.

“I falënderoj të gjithë për këtë pritje shumë të ngrohtë, e cila sinqerisht na bën të ndihemi si në shtëpinë tonë.”- u shpreh Kryeministri, teksa drejtoi një përshëndetje për të gjithë komunitetin arbëresh, si dhe për të gjithë ata shqiptarë që u vendosën në këtë rajon, në dekadat e fundit, pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, duke u integruar më së miri, falë punës së tyre dhe mbështetjes së dhënë nga autoritetet lokale.

Më pas, Kryeminisri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama vizituan Muzeun e Kostumeve Arbëreshe, i cili përmban veshje të komuniteteve të ndryshme arbëreshe, por ku janë të ekspozuara gjithashtu edhe veshje shqiptare tradicionale të tilla si, xhubleta, veshje të Zadrimës, Vlorës, etj.

Previous Ibrahimaj në konferencën e FMN: Politikat e ndërmarra nga qeveria shqiptare zbutën ndikimet negative të krizave të fundit